VIDEO/ Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve, Gonxhja: Vizitoni falas thesaret që flasin për identitetin kombëtar

18 Prill 2025, 11:46Kulturë TEMA
VIDEO/ Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve, Gonxhja: Vizitoni

Në të gjitha monumentet dhe sitet kulturore të vendit vizitat sot do të jenë falas, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Kulturore.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ftoi sot qytetarët të rikthejnë vëmendjen te thesaret që flasin për historinë, shpirtin dhe identitetin tonë kombëtar.

“Nga kalatë që sfidojnë kohën, tek mozaikët që tregojnë rrëfime shekullore, çdo gur, çdo detaj arkitekturor mban brenda vetes një copëz nga historia e lashtë e Shqipërisë. Hyrja në të gjitha monumentet dhe sitet kulturore është falas”, tha Gonxhja.

Çdo vit, që prej vitit 1982, 18 Prilli festohet si Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve.

18 Prilli përfaqëson një mundësi për të mbrojtur dhe festuar së bashku trashëgiminë kulturore. Fillimisht ishte një projekt i ICOMOS-it, një organizatë joqeveritare e cila punon për ruajtjen e monumenteve anembanë globit. Më vonë data 18 Prill u miratua nga UNESCO.

/atsh/

Lini një Përgjigje