Dramë kundër dhunës/ “Në kurth”, shfaqja që u vu në skenë nga gjimnazistët

7 Dhjetor 2024, 16:13Kulturë TEMA
Dramë kundër dhunës/ “Në kurth”, shfaqja që

Përmes këtij produksioni, trajtohet një realitet i dhimbshëm, ku dhuna fizike dhe psikologjike shfaqen si pjesë e përditshmërisë së disa familjeve, duke përfshirë edhe fëmijët në këtë rreth vicioz.

Pjesa është interpretuar nga gjimnazistë dhe nxënës të ciklit të ulët, të cilët, sipas tyre, e kanë përjetuar emocionalisht rolin për shkak të tematikës së ndjeshme dhe afërsisë së saj me realitetin.

Ndihmës regjisori Mario Palokaj e ka vlerësuar realizimin si tepër praktik dhe të prekshëm për publikun, duke theksuar se tematika e njohur në realitetin shqiptar i ka ndihmuar aktorët të përvetësojnë rolet dhe t’i japin autenticitet dramës.

Sipas statistikave lokale për vitin 2024, në Lezhë janë regjistruar mbi 100 raste të dhunës në familje, një shifër që reflekton jo domosdoshmërish rritjen e dhunës, por rritjen e ndërgjegjësimit dhe denoncimeve të saj.

Drama “Në kurth” synon të jetë një kontribuues i rëndësishëm në luftën kundër këtij fenomeni, duke përcjellë mesazhe sensibilizuese.

 

Lini një Përgjigje