Drejt rrënimit Kisha e Shën Todrit, monumenti i kulturës i kategorisë së parë

24 Shkurt 2025, 18:42Kulturë TEMA
Drejt rrënimit Kisha e Shën Todrit, monumenti i kulturës i

Kisha e Shën Todrit në fshatin Arrëz të Lushnjës është në rrezik shembjeje.

Alarmi në strukturat shtetërore është dhënë që prej vitit 2019.

Atë Harallamb Llupo, prifti që shërben në këtë objekt kulti, thotë se ndërhyrja duhet të jetë e menjëhershme.

Çatia është shembur pjesërisht, lagështia dhe myku po gërryejnë strukturën e mbetur në këmbë.

"Çfarë monument kulture flasim, i kategorisë së parë, kur ky është drejt shkatërrimit?! Po të shikoni nga çatia, muret, ambientet... është drejt shkatërrimit," thotë prifti i kishës.

Kisha ka vënë në dijeni institucionet përgjegjëse për degradimin e këtij objekti të shpallur "monument kulture i kategorisë së parë.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, sipas burimeve nga Bashkia Lushnjë, po harton projektin e restaurimit pas inspektimit në terren të specialistëve të fushës, por ende nuk ka një datë për fillimin e punimeve.

"Në 2019 një ekip i përbërë nga një staf projektues i monumenteve të kulturës erdhën dhe bënë projektin. Efekti i pandemisë dhe tërmetit ka bërë që të bien në vesh të shurdhët edhe sot e kësaj dite," tregon Atë Llupo.

Besimtarët ortodoksë të zonës, për shkak të problematikave që shfaq objekti i kultit, ritet fetare po i kryejnë në vende të tjera.

Kisha e “Shën Todrit” i përket periudhës pasbizantine.

Përpara viteve '90 ky objekt u kthye në një repart ushtarak dhe fshati ishte një vend për të internuarit.

4 Komente

  1. S
    Sotir SHtembari

    At Harallambi të gjej pune tjeter, te merret me biznes. Te dal me tavoline dhe tre kartat. E bardha e kuqja! E kuqja fiton! Është biznes fitimprures, njësoj si ai dyqani që ka dhe po i bije çatija.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

      gezuar ramazonin.....

      Përgjigjjuni
      1. t
        turpi historik, beu surrelas

        Kur nje piktor monster ndodh dhe behet kryeminister, ahere eshte normale, qe ai do te beje sehir sesi shkaterrohen dhe shperdorohen objektet e kultit kristian, qe na pezantojne ne boten e qyteteruar, si komb qe i perkasim asaj kulture.Nuk eshte shndrruar kot ky bastard, i pa skrupull si nga jashte, veshja me citjane te zeza, ashtu dhe nga brenda, nje dylber i dergjur i haremeve te turkut dhe shejkve arab.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kadriu

          CA MONUMENT KULTURE THUA ,,O INJORANT ,,,,KISHA E SHEN THODHORIUT ESHTE SHTEPI E ZOTIT TE ORTHODHOKSEVE ,,,KU KRYEJN RITET E TYRE,,,SI KAN MYSLYMANET XHAMIT DHE TEQET E TYRE ,,,ALLAH EKBER JAHU ,,

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje