
"Qetësuesi" dhe "Dashuria e parë" janë dy vëllime më vete nga proza e hershme e Samuel Beckett. Me këto rrëfime, autori nisi atë lloj krijimtarie të veçantë dhe u be inovatori kryesor i letërsisë në vitet 1950.
Dashuria e Parë është një histori e pazakontë ndjenjash e ndjesish, sa e trishtë, aq dhe gazmore. Qetësuesi (bashkë me dy novelat I dëbuari dhe Fundi, që e shoqërojnë), janë meditime mbi thelbin e jetës dhe ekzistencën e njeriut në botë.
Fitues i Çmimit Nobel 1969, Beckett është sot një nga autorët absolutisht më të lexuar në planet. Logbook hap me këto dy vëllime serinë e veprës së plotë të këtij autori në shqip.

Përkthyen: Idlir Azizaj Nivik dhe Adri Kalaja
Dizajni grafik: graphic studio www.mustafalamaj.com
ISBN 978-9951-9213-1-2
Kolona: Logbook / Dedalus
Faqe: 112; 20 cm
Viti i botimit: 2025
Çmimi: 6 € / 700 Lekë
Lini një Përgjigje