VIDEO/Blendi Salaj në Apostrof: Hapësria mes provokimit dhe reagimit, është liria e vërtetë e njeriut

23 Shkurt 2025, 16:02Kulturë TEMA
VIDEO/Blendi Salaj në Apostrof: Hapësria mes provokimit dhe reagimit,

Në episodin e radhës të Apostrof, diskutojmë me Blendi Salaj rreth ndikimit të rrjeteve sociale në mënyrën se si mendojmë dhe reagojmë. Duke iu referuar Viktor Frankl – "Liria e vërtetë e njeriut është hapësira e ngushtë mes provokimit dhe reagimit" – Salaj na fton të mendojmë për mënyrën se si kjo hapësirë po bëhet gjithnjë e më e vogël në epokën e informacionit të shpejtë.

Në një botë ku lajmet, opinionet dhe polemikat përhapen në sekonda, rrjetet sociale na nxisin të japim reagime të menjëhershme, shpesh pa reflektuar. Kjo ka sjellë një kulturë ku gjykojmë shpejt, shpesh me informacion të pjesshëm, duke u bërë pjesë e linçimeve publike apo përhapjes së keqinformimit.

Por çfarë ndodh kur ndalemi për një moment? Kur reflektojmë përpara se të përgjigjemi? Ai argumenton se një nga sfidat më të mëdha sot është të ruajmë atë hapësirë mes provokimit dhe reagimit – sepse aty ndodhet liria jonë e vërtetë.

Si mund ta rimarrim këtë liri? Duke kultivuar mendimin kritik, duke mos u dorëzuar ndaj emocioneve të çastit dhe duke bërë pyetjen e duhur përpara se të reagojmë. Ky diskutim është një thirrje për të qenë më të vetëdijshëm dhe më të qëllimshëm në mënyrën se si e përdorim fjalën tonë në hapësirat publike.

 

 

1 Komente

  1. E
    Emer

    Blendi ka filluar te duket si Abdyl Frasheri. Bravo qe ja perkthen Viktor Frankl popullit Shqiptar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje