VIDEO/ Keqinformimi si model biznesi në epokën e mediave sociale dhe gazetarisë online

22 Shkurt 2025, 19:45Kulturë TEMA
VIDEO/ Keqinformimi si model biznesi në epokën e mediave sociale dhe

Si ndikojnë algoritmet e mediave sociale në mënyrën se si përhapet informacioni? Pse platformat favorizojnë përmbajtje që nxit zemërim, skandale dhe frikë? Këto janë disa nga pyetjet që diskutojmë me Blendi Salajn në episodin e radhës të Apostrof.

Algoritmet nuk janë thjesht një mjet për të shpërndarë informacionin, por një mekanizëm që synon të mbajë përdoruesit sa më gjatë të angazhuar. Për ta arritur këtë, ato nuk fokusohen domosdoshmërisht tek e vërteta apo rëndësia e lajmit, por tek sa emocione mund të ngjallë ai. Si rezultat, shpesh përparësi marrin titujt sensacionalistë dhe lajmet që provokojnë reagime të forta.

Nëse lajmet janë kthyer në një mall që shitet sipas kërkesës së tregut, çfarë ndodh me saktësinë dhe besueshmërinë e tyre? Si ka ndikuar kjo në gazetari dhe rolin e saj në shoqëri? Këto çështje dhe më shumë i trajtojmë në këtë bisedë.

Episodi i plotë i Apostrof publikohet të dielën në orën 17:00 në kanalin e gazetës TemA në YouTube.

Lini një Përgjigje