Drejtoresha e Muzeut Kombëtar Historik: Studimi i historisë, detyrë kombëtare

23 Janar 2026, 18:10Kulturë TEMA
Drejtoresha e Muzeut Kombëtar Historik: Studimi i historisë,

Interesi i të rinjve për studimin e historisë mbetet një nga sfidat kryesore të arsimit dhe kulturës në vend.

Drejtoresha e Muzeut Kombëtar Historik, Elenita Roshi, thekson se në vitet e ardhshme pritet një mungesë e theksuar e historianëve, duke rrezikuar jo vetëm kërkimin shkencor, por edhe ruajtjen dhe interpretimin e trashëgimisë kombëtare.

“Për fat të keq, na mungojnë ata që do të bëhen historianët e së ardhmes dhe prandaj jemi këtu, t’u kujtojmë që duhet të ruhet historia e kombit, objektet që tregohen në këtë muze, sepse nëpërmjet kësaj kuptohet e gjithë historia që kemi kaluar. Mbi të gjitha, duam të nxisim edukimin për të ruajtur objektet”, tha ajo.

Sipas saj, zgjedhja për të studiuar histori nuk lidhet vetëm me një profesion, por me një mision të rëndësishëm shoqëror. Ajo nënvizon se studimi i historisë përbën një detyrë patriotike, pasi përmes saj ruhen identiteti, kujtesa kolektive dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar shoqëria shqiptare.

Roli ynë është që, në mënyrë më intensive, t’u kujtojmë shqiptarëve që studimi i historisë është një detyrim patriotik”, nënvizoi ajo.

Ajo i fton nxënësit që ndodhen përballë zgjedhjes së studimeve universitare ta shohin historinë si një fushë me vlera afatgjata, ku kontributi i tyre do të jetë i rëndësishëm për ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kombëtare. A.K./TemA

1 Komente

  1. O
    O tempora o mores!

    Historian dhe patriot i vertete, moj zonje, eshte ai, qe e thote te verteten ashtu sic eshte, sado e hidhur te jete ajo.Por deri tani, jane ekspozuar vec antihistorine bile dhe ne pozicionin e akademikut, ku aty dhe heroin tone kombetar Gjergj Kastriotin, e ka vendosur ne pozicionin e armkut, mbasi ka luftuar kunder sulltanit.Dhe ndjehet ketu, nga te gjitha anet, qe pushtimi shperfyturues oriental vazhdon, qe nuk ka per ta lene historine te thote te verteten.Prandaj duhet pritur, qe mbas ramiut dhe saliut, te vije nje shqiptar i vertete.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje