Lajmi i sotshëm për ndërtimin e një Biblioteke të re kombëtare duhet parë me një sihariq që në një asnjë mënyrë nuk mund të jetë i tepërt.
Pse kjo? Në rradhë të parë sepse ky lajm nuk do të thotë në asnjë mënyrë shkatërrimin (demolition) e bibliotekës së vjetër. Jo se kishte ndonjë rrezik aktual për të, ajo në fund të fundit mbrohet nga Pallati i Kulturës, Opera dheee Adrioni. Historia e Adrionit me librin shqip është një histori e gjatë dhe një histori që po të bëjmë gjenealogjinë e nepotizmit fillon në vitet e hershme sovjetike të akademizmit.
Megjithatë Adrioni, pavarësisht çmimeve të kripura dhe masave të sigurisë më të rënda se nëpër aeroportet e tejmbushura tashmë dhe për shkak të dy luftrave, mbetet një strehë për ne dashamirësit e librit.
Biblioteka e vjetër me ato karrige si në shtëpitë e gjyshallarëve dhe me aroma kafe turke nuk do shlyhet nga kujtesa. Pensionistët e arsimit do kenë sërish një vend ku të mblidhen.
Por kjo bibliotekë e re do të jetë si në ëndrrat më europiane të shqiptarëve, do jetë me system kodimi, me shilte të rehatshme, ndoshta dhe me kompjutera, do të lejojnë librat me vete, do kesh vend ku të lidhësh biçikletën. Nuk do jetë karikaturë.
Nëse pushteti vërtet e merr përsipër një investim të tillë atëherë do të shenjonte dhe një lajm të mirë për universitetin, për akademinë, për shoqërinë në përgjithësi.
Do ishte një ndihmë e madhe dhe për botuesit. Dihet që libri nuk ecën. Do ishte një ndihmë e madhe dhe për artistët dhe për poetët. Për gazetarët që do kishin mundësi ti referoheshin arkivit.
Do ishte një lajm i mirë për historianët. Entuziazmi nuk duhet të mungojë në asnjë mënyrë sepse, edhe për një moment po e humbëm entuziazmin ky lajm do të tretet në erë si shumë të tjerë. Si popull ne jemi mësuar të zhgënjehemi.
Biblioteka e re nuk do jetë një nga këto raste. Duhet ti besojmë Gonxhes dhe të presim…
O shoku nuk e di sa lek ke fut ne xhep nga Gonxhja po kur merr leket boja punen tamam tjetrit...se me togfjalëshin "ti besojme Gonxhes" e mbyte nga te qeshmet edhe Gonxhen vet...
Gjyshallareve? Qe kur thuhet keshtu shumesi i fjales "gjysh" ne shqipen letrare?
Cfare qoke mediokre
Biblioteka e re Kombetare duhet te behet pas nje konsultimi te hapur te intelektualeve dhe institucioneve kulturore e shkencore te kryeqytetit. Ka shume mundesi qe te behet aty ku eshte duke cliruar ambientet e zena nga firmat dhe institucionet italiane.
Jam kurioz, Mero te tha ta shkruash kete, apo keshtu e beson me vertete?
Tek ish-Garda eshte e nevojshme te behet ndertesa e Kryesise se Akademise se Shkencave dhe institutet albanologjike te saj.
Autori duhet te veje dhe foton e tij si cdo opinionist. Qe kur ta shohim ne rruge ta njohim e ta peshtyjme
Keta Gonxhet jane te prirur per investime te reja se aty del leku dhe nuk u behet vone per prioritetet qe ka vendi.Tirana ka nje biblioteke madje te mjaftueshme per frekuentimin qe ka.Beni nje kqyrje dhe shikoni sa lexues hyjne e dalin cdo dite ne biblioteke dhe pastaj llogarisni duhet nje tjeter apo jo..........Qeveritaret tane ambientet e teperta te bibliotekes i kane dhene me qira per bare,dyqane apo edhe i kane shitur.Ne se sot nevoiten kthei te tera mbrapsh,qofte edhe me nje VKM shpronesimi.Aty ku eshte sot eshte vendi ideal,si ne tere boten dhe ne se e doni tek liqeni, me siguri keni planifikuar per ta kthyer ne kafene se Gonxhes i vjen ndoresh.