E refuzoi dy herë postin e mbretit të Shqipërisë sepse i kërkuan të ndahej nga gruaja

7 Gusht 2025, 19:19Kulturë TEMA
E refuzoi dy herë postin e mbretit të Shqipërisë sepse i

Kush ishte Xhelal Pashë Bushati? Njeriu që dy herë refuzoi postin e mbretit të Shqipërisë. Pinjolli i fundit i dinastisë shkodrane. Dhëndëri i sulltan Abdylhamidit. Si erdhi e shoqja, princesha Naime të jetonte dhe të vdiste në Tirane pasi i shoqi kishte ndërruar jete?

Në historinë e Shqipërisë janë të rralla rastet kur një person refuzon një detyrë të lartë shtetërore, sidomos kur bëhet fjalë për fronin mbretëror. Kjo ka ndodhur vetem me një person. Ai ishte Xhelal Pashë Bushati, i biri i Riza beut dhe nip i Mustafa Pashë Bushatit.

Familja e Xhelal Pashës pas rënies se dinastisë se njohur se Bushatllinjve ishte vendosur në Stamboll. Ai lindi dhe u shkollua në kryeqytetin e perandorisë ku kishte lidhje shoqërore dhe zyrtare me drejtuesit më të lartë të shtetit. Keto rrethana dhe emri që gezonte kjo figurë bëri që familja perandorake osmane të lidhte krushqi.

Xhelal Pasha u martua me të motrën e Abdylhamidit II, Naimen, martesë nga e cila nuk patën asnjë fëmijë. Xhelal Pasha ishte i vetmi personalitet që gezonte respektin e të gjitha figurave shqiptare. Kjo bëri që Ismail Qemali dhe më vonë Ahmet Zogu, para se të bëhej President e më pas Mbret t’i propozonin fronin e Shqipërisë. Por, ai më shumë modesti refuzoi.

Me ardhjen e Mustafa Qemalit në pushtet ashtu si të gjithë pjesëtarët e dinastisë osmane, ai u detyrua të largohej nga Turqia. Në fakt, atij iu propozuan disa detyra të larta shtetërore, me kusht që të divorconej nga princesha Naime. Por, ai nuk pranoi. Se bashku me familjen, ai u vendos ne Nisë të Francës.

Gjatë kësaj periudhe, në vitet 30-të, ai erdhi dy herë në qytetin e Shkodrës. Disa të afërmve të tij, u deklaroi se pallati qe kishte patur në lagjen ‘Fatih’, në Stamboll, ishte djegur së bashku me shumë kostume popullore dhe sende me vlerë historike nga dinastia e Bushatlinjve. Me përjashtim të një shpate që e kishte depozituar në Bankën e Stambollit.

A u dogjën aksidentalisht apo qëllimisht keto objekte me vlerë, kjo mbetet një enigmë! Ai vdiq ne vitin 1938, duke u shuar kështu një linjë e drejtpërdrejtë NGA dinastia e vezirëve të Shkodrës.

Me vdekjen e Xhelal (ose Xhelaledin) Pashës, princesha Naime, sipas kujtimeve të së motres (Aishes), u vendos në Tiranë ku edhe vdiq në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Kjo citohet dhe nga një autor tjetër.

Sidoqoftë, emri i Xhelal Pashës do të hyjë në histori si nje personalitet i cili refuzoi dy herë propozimet e drejtuesve më të njohur të kohës, për tu bërë Mbret i Shqipërisë.

/observer/

5 Komente

  1. P
    Pidhoti

    Po ç'i keni keto perralla more? Askush s'i ka propozuar ketij turkosunitit te behej mbret i Shqiperise

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marinari

      Duaji ....... se je ti

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bes

        O Tema mos ja fusni kot aman

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beno

          Po lexoni njehere historine! Turqia pati interes te dergonte nje turkoshak per mbret ne shqiperi, por nuk e pyeste njeri turqine sidomos fuqite e medha, ato po e shpornin turqine nga ballkani dhe nuk do lejo in kurre nje mbret turkoshak??? Keto qe nuk pranoi ky jane histori te treguara kafeneve qe ne si popull , qe nuk jemi pastruar akoma nga turqizmat, muhabetet gojore i bejme histori te verteta. Turqia e pati shqiperine per gati 500 vjet dhe nuk ndertoi nje rruge, do i vinin akoma nje mbret turk- oshak.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bato

            Keto Jane perralla. I vetmi musliman, metonjes seroz i fronit, ka qene Fuadi, djali i mbretit te Egjyptit, me origjine shqiptare, qe u be me pas mbret i Egjyptit, babai i mbretit te fundit shqiptar, Farukut. Europa e refuzoi sepse edhe elita shqiptare politike e kohes, e vendosur ne Vjene, e refuzoi!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje