Netët verore në Shëngjin, po shoqërohen edhe me aktivitete kulturore. Këto të fundit do të vijojnë çdo fundjavë, si një mënyrë për të argëtuar pushuesit, por edhe për të promovuar turizmin kulturor në zonë.
Drejtorja e Kulturës në Bashkinë e Lezhës, Jona Dividi, thotë se aktivitetet do të vijojnë çdo fundjavë gjatë gjithë sezonit veror, me koncerte, performanca artistike dhe shfaqje të ndryshme, duke e kthyer Shëngjinin në një destinacion me shumë dimensione.
““E shtuna n’fest”, do të sjellë me të vërtet një atmosferë fantastike për Shëngjinin, Lezhën dhe do të ketë një program shumë të pasur me aktivitete. Gjithashtu kemi dhe pjesën e një mini ekspozitë e cila përfaqëson peizazhe te ndryshme nga qyteti i Lezhës dhe Shëngjini”, u shpreh Dividi.
Në koncertin e parë, atmosferën në shëtitoren e plazhit e krijuan tingujt e orkestrës së harqeve dhe artistët e ansamblit “Çiftelia”, të cilët me interpretimet e tyre sollën një kombinim të muzikës klasike me atë tradicionale.
Performanca e tyre u ndoq me interes nga pushuesit dhe qytetarët, duke e kthyer mbrëmjen në një përjetim të veçantë artistik, transmeton rtsh.
"Rërë" nuk është e gjuhës letrare, është e dialektit toskë. "Ranë" është e gjuhës letrare, e gjuhës së njësuar (standarde) dhe e dialektit gegë.
Je bërë i tërë me rërë ;)