Refuzoi dashurinë e Enver Hoxhës, si u varros e gjallë gruaja shqiptare

7 Korrik 2025, 09:07Kulturë TEMA
Refuzoi dashurinë e Enver Hoxhës, si u varros e gjallë gruaja

Shkrimtari Ylljet Aliçka ka treguar në librin e tij “Metamorfoza e një kryeqyteti” momentin e tmerrshëm të ekzekutimit të 22 burrave dhe një gruaje nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Shkrimtari rrëfen në libër se 22 burrat nuk ndenjën në rresht për një përballë, siç e kërkonte rregullorja, por u bënë rreth, duke e mbrojtur me trupat e tyre atë grua, i vetmi faj i të cilës kishte qenë refuzimi i dashurisë së diktatorit Hoxha.

“Si në çdo fushë të jetës, edhe në atë të marrjes së jetës së armiqve ndodhnin parregullsi, kur rregulli nuk respektohej korrektësisht, siç ishte rasti i një ish-shefi të shtabit të ushtrisë i cili, pasi u shpall armik, dha shpirt me mjaft vështirësi nga rrahja me purteka të trasha druri në karrocerinë e një kamioni ushtarak.

Po si pasojë e shkeljes së rregullores, ndodhi që në një pushkatim pa gjyq që iu bë 23 intelektualëve të shquar të kohës, 22 burra dhe një grua, pikërisht gjatë çastit kulmor të krejt procesit, atij të ekzekutimit, në respekt të të vetmes grua, të 22 burrat nuk ndenjën në rresht për një përballë, siç e kërkonte rregullorja, por u bënë rreth, duke e mbrojtur me trupat e tyre atë grua, i vetmi faj i të cilës kishte qenë refuzimi i dashurisë së Udhëheqësit Enver Hoxha në të ritë e saj dhe ca më pas, mospërqafimi i idealit të vetë Udhëheqësit.

Ndonëse e shpëtuan nga breshëria e plumbave, qëlloi që ashtu të lidhur me një tel të përbashkët me të gjithë të pushkatuarit, këta e tërhoqën pas vetes, për së gjalli, në gropën e përbashkët, hapur paraprakisht nga ata vetë.

Si rrjedhojë, fshatarët e atyre zonave u lemerisën tek dëgjonin ca rënkime dalë nga thellësia e tokës, për aq kohë sa i duhej një qenieje njerëzore të japë shpirt, mbuluar me dhe e bërë njësh me trupat e vdekur të 22 bashkëvuajtësve të saj”, thuhet në romanin e Aliçkas “Metamorfoza e një kryeqyteti”./standard.al

 

14 Komente

  1. E
    ENTSOE

    Ky dhendri I Shefqet Musarajt I Epopese SE Ballit Kombetar u kujtua vone per fantazite e tij romaneske!!! Duhet te kishte filluar me ndonje fantazi romaneske per kushuririn e vet Safet Butka, mbase edhe ate e kane vrare te terhequr me Tel shoku Enver dhe shoket e tij?!!!

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      eeee mo,se rroman është!!në rromane e skenare filmash,bën çtë të dojë luci!!psh po të shohësh tërë filmat amerikanë me vrasje,dhe në fund ti mbledhësh tërë vrasjet dhe burgimet që bëhen pasi është zbuluar krimi!?asnjë amerikan nuk do ishte i gjallë a i lirë!!fantazia është fantazi,por kur mero mavria,duke mos përdorur faktet që e dënojnë sa nuk ka ku të shkojë diktaturën e enverit,përdor fantazita të tilla!!"fshatarët e atyre zonave u lemerisën tek dëgjonin ca rënkime dalë nga thellësia e tokës,"për fat e ka relativizuar me "për aq kohë sa i duhej një qenieje njerëzore të japë shpirt"!!pra thjeshtë në disa minuta kohë??kohë që ndoshta skuadra(kompani,nëse kemi të bëjmë me 23 perosna)ka pasur për tu larguar nga vënd pushkatimi!!tashti bëj një llogari në realitet dhe jo në fantazinë e ylljetit!pasi janë pushkatuar,ndoshta dhe i kanë shpëtuar jetën gruas,por nuk e kanë mbrojtur tërësisht nga plagët,pushkatuesit duhet ti kenë mbuluar,gjë që kërkon kohë!!plagët dhe pesha e trupave të shokëve të pushkatuar,ka shumë mundësi që ta kenë rënduar shumë mundësinë e rënkimeve dhe të mbijetesës së gruas që kishte refuzuar veken!!e pas kësaj!?dhe dheu përsipër!!normalisht pushkatimet bëheshin në vënde të pabanuara,dhe larg!!pastaj si ka mundësi që dikush që dëgjon "rënkime nga thellësia e tokës" nuk i thotë vetes"dreqi e hëngërt nuk e lë dot një njeri të varroset i gjallë"!nuk doli kush që të lëvizte bythën??ndoshta ai nuk kaqënë një YLLJET me ndërgjegje e fantazi të pakufizuar!!vari karët,ska mbet idiot pa shkurjt!!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqiptari

      Mjaft me kto histori burgaxhinjsh dhe te persekutuarish , Enver Hoxha ishte dy meter burr , u marros mas tij dhe motra zogut sa e pa , nuk ishte mashkull qe ishte keq per femra Enveri , por te persekutuarit ish burgaxhinjt dhe ata qe e urrejn sajojn lloj lloj historish qe ta baltosin sa me shum figuren me te madhe komtare dhe e sulmojn tek pikat e forta qe ai kishte tek nderi dhe morali , llumi sot dhe ish llumi dje hedhin balt dhe sajojn histori te turpshme , luajn dhe me nderin e ksaj vajze boll qe ti shkoj shiu tek ara vet , mos u lodhni kot o llumi shqiptar , Enveri kishte nje familje brilante , ju qe shani jeni te shpartalluar fare dhe vetem baltosni por nuk rrezoet mali me pordh e me shurr , ju jeni ata qe keni qen , por shqiptaret qe e kan jetuar at koh e njohin figuren e Enver Hoxhes si figura me e madhe komtare ne kte vend qe nga koha skenderbeut , rrespekte per ate ish burr shteti qe e beri kte popull europian dhe i beri me dhun te donin njeri tjetrin dhe familjen , i beri njerez me dhun shqiptaret me diktat , ja kush jeni sot o shqiptar shikoni si esht katandisur familja shqiptare , vret çuni baben se i hongri byrekun , vllai me vllain jan hasem dhe motra gogol per vllezrit e vet , jemi ber fije fije , dhe ky shpartallim i familjes po perze shqiptaret ,se i thot vllai vllait pa buks dhe anasjelltas , nuk durojn me njeri tjetrin dhe ikin nga syt kembet .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptar

        Shko pirdhu o Ylljet pordha Na çave trapin me fantazitë e tua kriminale

        Përgjigjjuni
        1. C
          Celo Mezani

          Ne roman nje shkrimtar mund te shkruaje cfare te doje. E pelqen apo jo kritika dhe publiku eshte hesap me vete. Po gazeta duhet te beje kujdes se ngjan sikur po tregon nje ngjarje te vertete nga nje liber historik.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Ganua

            Përalla me mbret , alla Safet Butka .

            Përgjigjjuni
            1. d
              drejtesi e munguar

              Deri kur do te vazhdojme te shkrujme "te verteta"?Populli e jetoj ate kohe,"diktaturen"te cilen PP-ja nuk e mohoj kurre.Ai shtet i paska lene te gjitha"bemat"e tij te shkruara e arkivuara.Zoterinj kalemxinj,sistemi "qe s'deshi" intelektuale,arsimim e kulture ndertoj:Universitete,Insitute shkencore per cdo drejtim,ngriti ansamble artistike ne cdo ndermarje e shkolle,krijoi terene sportive, stadiume ,teatro jo vetem ne qytete por ne cdo njesi banimi.Po sot,pas afro te njejtes periudhe sa qendroj ai shtet si jemi?Si nje lis i rezuar perdhe,ku shkel kushdo,grabit kushdo dhe per vendin e popullin nuk do te dije njeri.Nuk beni dot ato qe beri ai "regjim" se nuk e doni kete vend.Dielli nuk mund te eresohet sado re te zeza te dalin.Malet mbeten male.

              Përgjigjjuni
              1. a
                anti25642654censurë

                drejtesi e munguar,deri diku ke të drejtë!!çdo gjë e mirë e ka në të keqe,dhe çdo gjë e keqe e ka një të mirë!!është një nga aksiomat e pranuara që në kohë "të qepës"!si çdo diktaturë dhe "diktatura e pamonuar",pati të mirat e saj!!ashtu si pati gjithë të këqijat e saj!!lali,sado e mirë të jetë një diktaturë!?peshorja anon nga ana e keqe!në 99% të rasteve diktatura përfundon në shkatërrimin e vëndit që sundon!në raste të rralla ka fatin të ndryshojë!dhe kur ndryshon vetëm në 1% ndryshon përgjithmonë!pra transformohet në një sistem demokratik!!ti përmënd fare mirë një pjesë të gjërave të mira që ka bërë diktatura komuniste!por nuk thua ose nuk ke kuptuar se shumica e këtyre të mirave u përdorën për të mbajtur në këmbë diktaturën,ishin në shërbim të saj dhe ishin pjesë e saj!!psh,me të vërtetë patëm zhvillim të jashtëzakonshëm të arsimimit të popullit,por mos harro se brënda këtij arsimimi patëm një indoktrinim të jashtëzakonshëm(na duheshim dhe pak vite për tu barazuar me mallëngjimet masive të koresë së veriut kur shikojnë rramaducin kim)!nëse ke jetuar dhe bërë shkollë në dekadën e fundit të diktaturës,do kujtosh se në çdo mësim,deri dhe në aritmetikë,e fiziktë,kishe propagandë,indoktrinim për punën e madhërishme të partisë dhe të shokut enver!!për fat të keq shoku ramiz u gatua vetëm me oriz!!nuk pati fatin ta kishte emirin të rimuar me sheqer!!rimohej vetëm me oriz!!nuk dua të zgjatem shumë,prandaj të mora vetëm një shëmbull të thjeshtë!!lali,diktatura,ka fatin e keq të jetë një gangrenë e pa çrrënjosur!!ajo fillon si një operacion shërues dhe shëndrohet në gangrenë vdekje prurëse!!po të mos e kuptosh një gjë të tillë,je i detyruar të jetosh në gangrenë mendore!!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bureto

                  @Anti...censura, në komentin e tij ka shumë të drejtë! Diktatura qenë dhe Gjermania e Hitlerit, Stalinit, si dishepull i këtij të dytit sigurisht dhe e Enverit, dhe u pa se ç'sollën. Edhe sikur dikush të mos ketë përjetuar atë kohë, kush do të kuptojë kupton. Vetëm nëse nuk jeton në "gangrenë mendore", siç me të drejtë nbyll komentin @anticensura.

                  Përgjigjjuni
              2. L
                Labeati

                Perralla ne lesh shendetja prej nesh

                Përgjigjjuni
                1. Y
                  Ylli

                  Po doni te mallkoni nje komb thuaji paci nje si Enver Hoxha.Ai Ishte nje I cmendur me pushtet,injorant skizofren,nuk ngopej me viktima.Mallkuar qofte ajo kohe.Demet e tij jane te pallogaritshme.Demi me I madh Ishte prodhimi i 2 brezave te shplare pa gjak tradita,I kemi ne qeveri ku edhe pas 35 vite e e kemi shume te veshtire te ndertojme shtet,

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pena

                    Ylli kujdes se do vdesesh nga marazi, kujdes se eshte dhe vap, qe ti je kelysh ballisti nuk ta ka fajin Enveri, dhe qe ti vazhdon te jesh i mbushur me urrejtje nuk eshte faji jon, qe do vazhdosh te jesh perseri kelysh ballisti nuk kemi se çfare te bejme, zoti te ruajt, ....

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sali/meta

                      Ju qiftë të tërëve YLLJETI. TË GJITHËVE PA PËRJASHTIM.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Moisi Golemi

                        Duke filluar nga jot'ëm e jot motër.

                        Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje