Edicioni i 13-të i Festivalit Folklorik Tipologjik të Valles Burimore në Lushnje.

25 Qershor 2025, 13:51Kulturë TEMA
Edicioni i 13-të i Festivalit Folklorik Tipologjik të Valles Burimore

Ka çelur siparin edicioni i 13 i Festivalit Folklorik Tipologjik i Valles Burimore në Lushnje.

Në këtë edicion marrin pjesë 16 grupe folklorike konkuruese nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Pas paradës tradicionale të grupeve pjesëmarrëse nëpër rrugët e qytetit të pranishmit janë përshëndetur nga grupi i këngëve dhe valleve të qendrës kulturore Lushnje, shkruan shqiptarja.

Qytetarët e shumtë dhe grupet pjesëmarrëse u ka uruar mirëseardhjen në qytetin e kongresit kryetarja e bashkisë zonja Eriselda Sefa

Grupi i parë konkurues ka qenë nga qyteti i Sinjalit duke vijuar edhe me grupe të tjera. 8 grupe performuan në natën e parë dhe 8 të tjera do të konkurojnë nesër në natën e dytë ku do të ndahen dhe çmimet nga një juri e specializuar.

Drejtori artistik i festivalit zoti Niko Kotherja ndër të tjera përmendi faktin se ky festival ruan traditat, kostumografi në dhe vallen burimore të trevave shqiptare.
 

Lini një Përgjigje