Edmond Tupja: Ti pa mua, pa nënën tënde...

3 Gusht 2025, 12:31Kulturë TEMA
Edmond Tupja: Ti pa mua, pa nënën tënde...

Ti pa mua,
Pastaj pa nënën tënde!
E tmerrshme marramendje!
Vetëm me gjakun tonë në rremba!
Ç’do të bëhesh, ku do të mbytesh
Në vetminë terr me gjemba
Pa dashuri,
                  pa dashuri,
                             pa dashuri
Edhe përjashta, edhe përbrenda?

Kur këtë frikshëm mendoj,
Shijen e vdekjes
E ndiej në shpirt
Pashmangësisht,
E ndiej në gojë
Pambarimisht,
Të ardhmen mallkoj,
                           mallkoj,
                                        mallkoj…
Oh, sa e skëterrshme
Kjo përvojë!

6 Komente

  1. c
    c

    Kjo eshte jeta. here te vjen si nje fllad i lehte qe te perkedhel, here te vjen si nje stuhi qe te flak si lecke. Nuk jemi gje tjeter vecse lodra ne duart e te pameshirshmit FAT. Por nje fjale e urte thote :" Ajo si vjen prej zotit mireseardhte". Respekte per profesorin e nderuar dhe ta dije se ka empatine e qindra mijera njerzve qe po te kishin mundesine do ti zvogelonin sadopak brengen e pasherueshme.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kujtim Kapllani

      I dashur miku im! E mrekullueshme poezia si ndjenjë, si mjeshtëri. Këtu dua të vë pikë, por e kam një brengë: duroje dëshpërimin, merre jetën si të vjen. Nuk e zgjodhe ti fatin e tmerrshëm...Të gjithë ne kemi fatin e tmerrshëm të njeriut! Durimi është shenjë gjeniu. Të përqafoj

          1. B
            Besimtari

            Eh I nderuar profesor Tupja, Gjendje qe te le pa fjale..!

            Përgjigjjuni
            1. O
              Olsi Daizi

              I nderuar, ngushëllime për shoqen tuaj të jetës, urime pa fund për poezinë tuaj të sipërshkruar perlë dhe forcë pa fund ju për përballimin e jetesës, duke pasur parasysh sëmundjen e djalit tuaj dhe shpresë për të ardhmen e tij, pasi ju të keni ndërruar jetë, që të veprojnë shteti ose bamirës të ndryshëm!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje