Ekspozita në COD, Gonxhja: Mundësi unike për të përjetuar artin që sfidon dhe inspiron

3 Qershor 2024, 10:11Kulturë TEMA
Ekspozita në COD, Gonxhja: Mundësi unike për të

Java Kulturore Italiane filloi dje, por ndërkohë aktivitetet që sjellin një pjesë të kësaj kulture kanë nisur më herët.

Kështu është dhe ekspozita: Aktivizim për një Transformim Social të Përgjegjshëm.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja fton qytetarët ta vizitojnë këtë ekspozitë kaq të veçantë të mjeshtrit ndërkombëtar Michelangelo Pistoletto, e cila po mbahet në sallën COD të Kryeministrisë.

Sipas Gonxhes, kjo ekspozitë “ofron një mundësi unike për të përjetuar artin që sfidon dhe inspiron ndryshime sociale të përgjegjshme.

Bëhuni pjesë e këtij aktivizimi artistik, i cili synon të nxisë reflektim dhe veprim për një shoqëri më të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Ekspozita është e hapur deri më 2 korrik. atsh/A.K./TemA

1 Komente

  1. N
    Nastradini

    Gonxhe do behet pishman qe u be minister kur ti dalin letrat me pislluqet me CCS dhe Danielen e Gencit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje