Në qytetin e trëndafilave u çel mbrëmjen e djeshme festivali “Nona”, festa e gjysheve shqiptare, shkruan atsh.
Qindra qytetarë, por edhe turistë vendas e të huaj, mbushën sheshin kryesor të Përmetit.
Ky është edicioni i pestë i festivalit “Nona”, një aktivitet unik treditor, që e kthen Përmetin në një sofër të madhe te ngjashme me shtëpinë e gjysheve tona.
Festivali nisi paradite me vizita në shtëpitë e gjysheve përmetare, për të vijuar pasdite me çeljen e panairit “Nga duart e gjysheve”, ku u prezantuan gatime të ndryshme tradicionale.
Në mbrëmje, në festival performuan artistë të njohur si Evgjeni Çulli, Mikel & Ervis Rrapaj, Luljeta Ilia, Çiljeta Xhilaga, Anxhela Peristeri, G Bani si dhe aktorja e njohur Eva Alikaj.
Festivali “Nona” synon të sjellë dialog midis brezave në vend të hendekut në rritje midis të moshuarve dhe të rinjve në jetën e përditshme urbane.
Festivali do të vazhdojë edhe në datat 9 dhe 10 gusht, ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore.
Kjo fjale asht marre nga Iliret qe therrisnin MAMAN ne kete menyre. Pra NANA asht Mamaja. vjene nga numeri NENTE (9), Kohezgjatja e shtatezanis. Kurse latine italiant, e transportuan si gjyshe. Ne anan tjeter dhe fjala MA-MAN e frengjishtes e deshifrone gjuha shqipe, e do te thote MA (e imja), MAN ( mbane, mbajtese). Te dyja keto fjale i piedestalizone gjuha shqipe. Shpjegimi asht NANA e ka origjinen gege kurse MAMAN e ka origjinen toske. Mos e ngatrroni njeren me MAMAN e tjetren me gjyshen se jane te dyja thirrjet shqiptare te se shtrenjtes qe na ka lindur koken. Mos pranoni te bini ne lojen e latineve kur ata duhet ta pranojne se e kane rrjedhen e gjuhes nga shqipja. Pra NANA nuk asht gjyshja se ti nuk ke qendruar nente muaje ne barkun e gjyshes por ke qendruar ne barkun e tendes MAMAN. Perpiquni te hyni ne Europe, jo duke u zvarrisur por drejt e me koken larte me DARD-at(!) ne duar sikur DARDANET(kusovaret(!) e sotem).