Enciklopedia Shqiptare, njësim i kriterit shkencor Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut

28 Shtator 2025, 18:01Kulturë TEMA
Enciklopedia Shqiptare, njësim i kriterit shkencor

Redaksia Qendrore në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve Enciklopedike Albanologjike (QBEA), pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë zhvilluan takimin për miratimin e fjalësit të projektit madhor “Enciklopedia Shqiptare” nga 25 deri në 27 shtator.

Takimet u zhvilluan në sallën “Akademikët” pranë Akademisë së Shkencave me drejtimin e kryeredaktorit të veprës akad. Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, dhe zëvendëskryeredaktorit akad. Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Takimi u mbajt për miratimin nga redaksia qendrore të fjalësve të 13 fushave: arkeologjia; mesjeta, bizanti, periudha osmane + rilindja; komunikimi dhe mjetet e komunikimit; sistemet politike dhe drejtësia; diaspora; gjuhësia / albanologjia; artet; arsimimi; energjitë dhe energjitika; inxhinieritë, ndërtimtaria dhe arkitektura; mjekësia; letërsia; historia e shekulli XX, në vijim të takimit të mëparshëm që u mbajt në Durrës në datat 25-28 qershor 2025.

Në ditën e tretë u bënë diskutimet dhe konkluzionet përmbyllëse, shkruan atsh.

Në projektin madhor “Enciklopedia shqiptare” përfshihen 27 fusha. Me këtë takim përfundon procesi i njësimit të kriterit shkencor me tre bashkëpunuesit, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut.

2 Komente

  1. a
    astrit

    Marveshje komunistesh!

    Përgjigjjuni
    1. K
      K O R C A

      Qyshse i vuri minat Sali Bedrisha , Akademia e Shkncave ka mbajtur vetem emrin dhe buxhetin , por vazhdon te qendroje ne piken e vdekur dhe pa ndonje shprese te rimekembet . Ajo shihet si nje kafaz pellumbash per pensioniste me ne krye "shkencetarin" Skender Gjinushi dhe gjithe lukunia tjeter parazite .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje