Esenin: Kam në shpirt një lëngatë aq të rëndë...

2 Shtator 2025, 18:27Kulturë TEMA

Ç’më mundon me freskinë tënde
Dhe pse pyet sa vjeç jam vërtet?
Kam në shpirt një lëngatë aq të rëndë,
Saqë ndihem një i verdhë skelet.

Djalë fshati, një herë e një kohë
Ëndërroja më tym se një ditë
Do të bëhem i pasur, i njohur,
E rreth vetes do mbledh dashuritë.

Po, i pasur u bëra, dhe tepër.
Një cilindër që kisha s’e kam;
Prej këmishës, një gjoks më ka mbetur
Dhe potinjat s’më kanë as taban.

Edhe fama më poshtë s’më bie:
Nga Parisi në Moskë, emri im
Zbatharakëve tmerrin u shtie,
Si një sharje plot mllef e përçmim.

Dashuria? Ç’më vjen për të qeshur!
Ti më puth: akull unë, akull ti.
Ndjenja ime, për dreq, është rreshkur,
Ndjenja jote të çelë nuk di.

S’është ende kohë e brengës për mua,
Po edhe në ardhtë, aspak s’më mjeron!
Më i florinjtë se leshrat e tua,
Ndër bregore laboti zhurmon.

Ah, në atë zhurmërim sikur t’isha,
Si një herë e një kohë, dhe sot,
si çunak, në padi të humbisja,
T’ëndërroja më tym ashtu kot.

T’ëndërroja, po veç diçka tjetër,
Që as toka, as bari s’e njeh,
Që nuk di si ta quash me emër,
Se me fjalë dot zemra s’e shpreh.

sa e bukur esenin qytetare

 

1 Komente

  1. E
    Esenin pa kufij

    Esenin- cdo germe e ketij emri dridhet ne telat e nje violine, ne nje sentiment tragjik te pafund.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje