DRTK Shkodër: Rreth 125 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës në janar-gusht (VIDEO)

2 Shtator 2025, 14:16Kulturë TEMA
DRTK Shkodër: Rreth 125 mijë vizitorë në kalanë e

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri publike statistikat mbi vizitorët që ka “mikpritur” kalaja e Shkodrës gjatë muajit gusht.

Kalaja e Rozafës priti 24 413 vizitorë vetëm gjatë gushtit, duke e çuar shifrën për periudhën janar-gusht në 124 856 vizitorë.

Kalaja e Rozafës në Shkodër është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Ajo ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës e rrethuar prej ujërave të lumenjve Bunë, Drin dhe Kir. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese, të cilat zënë një sipërfaqe rreth 9 hektarë tokë. Kalaja hyrjen kryesore e ka nga verilindja, shkruan atsh.

Emrin ajo e mori bazuar mbi legjendën e Rozafatit, sipas të cilës kalaja u ngrit mbi trupin e një gruaje që u sakrifikua.

Lini një Përgjigje