VIDEO/ Zbulim i rrallë arkeologjik në Bulqizë: Varr monumental i periudhës romake/ Rama jehonë lajmit

2 Shtator 2025, 13:12Kulturë TEMA
VIDEO/ Zbulim i rrallë arkeologjik në Bulqizë: Varr monumental i

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik ka dalë në dritë në fshatin Strikçan të Bulqizës. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se specialistët kanë identifikuar varrin e parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, i ndërtuar në formën e një mausoleumi me elementë të veçantë arkitektonikë dhe epigrafikë.

Monumenti, me përmasa rreth 9 metra me 6 metra dhe një dhomë funerare 2.40 metra të lartë, përmban një mbishkrim bilingual romak. Ky mbishkrim është kushtuar individit të varrosur, Gelliano-s, dhe perëndisë Jupiter – duke e bërë atë mbishkrimin e parë të këtij lloji të zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës.

Ky zbulim pasuron më tej hartën arkeologjike të vendit, duke sjellë një dëshmi të rrallë të pranisë dhe ndikimit të kulturës romake në Shqipërinë e lashtë.

"Një gërmim i rrallë arkeologjik është zbuluar në Bulqizë në fshatin Strikçan. Specialistët e kanë specifikuar si varrin e parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, në tipologjinë e një mausoleumi me elementë të rrallë arkitektonikë e epigrafikë
Monumenti (rreth 9 m x 6 m, me dhomë funerare 2.40 m të lartë) ka dalë në dritë me një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur – Gelliano-s – dhe perëndisë Jupiter. Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës" - shkruan Rama.

TemA

4 Komente

  1. E
    Edvin Rama [i eksituar]

    E dija !! Germova tere naten me duart e mija edhe e zbulova !! Varr roman por ka prova qe kufomat ishin me Juventusin..!!! kjo provon qe Shqiperia dhe shqiptaret skane egzistuar kurre.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasan kari Sali Kosovari

      Zeusi e tha dy here e morem vesh . po ate reagimin nga roma nuk e morem vesh ku ishte , lapanjosa

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arkeologu

        Çështë ky lajm pa as një hollësi se çfare kishte mazoleum-varri brenda ?! Apo sendet prej ari të këtij personaliteti u vodhën ?! Ky kryeminister i di kto gjëra pse nuk na i thotë?!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erdogan

          Si nuk hoqet dore nga fashistet e Romes dhe Turqise o fukarenj! Emri eshte safi Greke ne Vorio Epirin e Pirros dhe Jeorgios Kastriotis. Cne you akoma ne armiqte e Pirros dhe Kombit Greke te Zeusit? Jupiteri? Hajde Idiote hajde. Si mund te jesh katolike edhe Epirote? Perse luftoi Pirrua per Mustaqet e Celos apo per te cliruar Magna Grecian? Si mund te jesh turk myslimane ne Identitet dhe Ndergjegje edhe Me Kastriotin e Epirit? Zgjohuni se po zhduket kombi Epirote dhe Ilyre nga cifuteria me Proxin Turqine qe mbajne te pushtuar Kostantinopolis Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos. Zgjohuni o Arnaute.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje