Gëzim Kame: Anagnosti bëri punë të jashtëzakonshme, karakteret që ndërtoi janë legjendare

2 Shtator 2025, 11:46Kulturë TEMA
Gëzim Kame: Anagnosti bëri punë të jashtëzakonshme,

Aktori dhe regjisori Gëzim Kame e vlerësoi punën e Dhimitër Anagnostit si të jashtëzakonshme. Në një prononcim për mediat pasi bëri homazhe, Kame tha se karakteret që ndërtoi Anagnosti ishin legjendare.

"Puna e tij si regjisor ishte e jashtëzakonshme. Karakteret në filmat e Anagnostit janë legjendare për filmin shqiptar. Do të mbahet mend si një nga kineastët më të mëdhenj. Kishte inteligjencë dhe kulturë të jashtëzakonshme.

Duhet të mendoheshe kur të flisje me të. Nuk ishte “diktator”, ai që është kërkues. Është këmbëngulës për të gjetur të bukurën, të mirën, të mencurën e të drejtën.”, u shpreh ai.

Shqiptarja.com

Lini një Përgjigje