"Në vitet e bashkëpunimit dhe veprimtarive të shumta pranë Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, ai ishte gjithnjë një figurë e gjallë, frymëzuese dhe e dashur.
Pjesëmarrja e tij në aktivitetet e institucionit tonë mbetet dëshmi e një lidhjeje të fortë me trashëgiminë filmike kombëtare, që ai vetë ndihmoi ta krijonte e ta pasuronte.
Me praninë, fjalën dhe vizionin e tij, Anagnosti i dha vlerë çdo takimi dhe na kujtoi se filmi është jo vetëm art, por edhe kujtesë e një kombi.
Sot, duke ndarë disa çaste nga këto vite, të cilat gjithsesi ishte e pamundur t'i mblidhnim të gjitha, e kujtojmë me respekt kontributin dhe dashurinë e tij për kinemanë.
Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë dhe do të përjetësohet në muzeun e filmit që do të ngrihet në një të ardhme të afërt në zonën e tempullit të filmit." - shkruan AQSH në fb.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje