Rajneesh (lindur Chandra Mohan Jain, 11 dhjetor 1931 - 19 janar 1990), i njohur gjithashtu si Acharya Rajneesh, Bhagwan Shri Rajneesh, dhe më vonë si Osho ishte një perëndi indiane, mistik dhe themelues i lëvizjes Rajneesh.
Një asket shëtitës u strehua në një fshat. Vjen një njeri dhe i thotë se dëshiron ta realizoj Hyjnoren. Asketi e pyet: “A ke dashuruar ndonjëherë?” Njeriu i përgjigjet: “Jo, unë asnjëherë s’kam gabuar në gjëra të tilla të shenjta. Asnjëherë nuk kam rënë aq poshtë, sepse unë dua të arrij tek Zoti”.
“Me gjithë mend e ke, asnjëherë nuk ke ndier dhembje të dashurisë?” – e pyet murgu i habitur. “Ua them të vërtetën” – vazhdon besimtari me bindje, “por, më falni, pse vazhdimisht më bëni të njëjtën pyetje?
As që i jam afruar ndonjëherë dashurisë. Dua ta arrij Vetërealizimin, Hyjnoren”. Atëherë asketi i përgjigjet: “Ti duhet të më falësh, të lutem, shko tek dikush tjetër.
Por, nëse ti nuk ke dashuruar asnjëherë, ti asgjë nuk ke në vete; në ty nuk ndodhet fara që të mugullojë në dru. Miku im, pa prezencën e dashurisë, unë nuk shoh kurrfarë mundësie të hapjes ndaj Zotit. Shko e kërko dikë tjetër!”
/observer/
Lini një Përgjigje