Një varr monumental që i përket periudhës romake është zbuluar në Bulqizë. Zbulimi është bërë në vendin e quajtur “Fusha e Gurrës” të fshatit Strikçan, nga gërmimet e një grupi arkeologësh pranë Institutit të Arkeologjisë.
Nga hulumtimi paraprak arkeologët vlerësojnë se ky varr i përket shekullit të III – IV pas erës tonë.
Arkeologu Erikson Nikolli thotë se varrit është e ruajtur shumë mirë dhe ka përmasa të mëdha, 9 metra gjatësi dhe 5 metra gjerësi, i ndarë në disa pjesë ku është hyrja me shkallë, paradhoma dhe dhoma funerare.
Sipas drejtuesit të gërmimeve arkeologjike, ky lloj varri monumental zbulohet për herë të parë në Shqipëri dhe jep të dhëna të dorës së parë për elitat e shoqërisë së kohës në prapatokën tonë.
Kryetarja e Bashkisë Bulqizë Festime Mjeshtri tha se ky monument do të ruhet nga Bashkia e Bulqizës për t’u kthyer në një atraksion turistik.
Bazuar në strukturat murale pjesë integrale të varrit monumental, arkeologët mendojnë që ky monument nuk zhvillohej vetëm nëntokë, por edhe mbitokë duke hedhur hipotezën e pranisë së një mausoleumi romak.
Dhoma e varrimit, edhe pse e grabitur dhe plaçkitur disa herë në periudhën antike por edhe më vonë, fatmirësisht përmbante një pjesë të inventarit dhe të eshtrave të cilat lejojnë interpretimin e këtij zbulimi surprizues. Gjithashtu dhoma e varrimit përmban edhe një mbishkrim i cili flet për individin i cili ishte i vendosur në këtë strukturë të veçantë. Sipas mbishkrimit, emri i tij ishte Gelliano.
Inventari, edhe pse i pakët, përbëhej nga enë qelqi të llojeve të ndryshme , krehër prej kocke , thika dhe surpriza tjetër, ardhja deri në ditët tona e tekstilit të veshjes së të ndjerit , një rast i rrallë në zbulimet arkeologjike.
Po ashtu, arkeologët në këtë lokalitet kanë zbuluar edhe një mbishkrim tjetër me shumë rreshta, i cili pritet të interpretohet së shpejti.
Ky zbulim pasuron në mënyrë të jashtëzakonshme hartën arkeologjike të Bulqizës dhe historinë antike të zonës si dhe e vendos Bulqizën në zemër të qytetërimeve të lashta, duke treguar qartë rëndësinë që kishte në kohët e shkuara.
Si quhej Gelliano!!? Nuk ka mundesi,ki ishte paraardhes i pseutoistorianit sunit Xhufka dhe e kishte llagabin ... Xhelil apo daj Xhelua!!!!
Me siguri ka pas emrin Elpidhi
Bashke me zbulimin, edhe nje shpikje e re: fjala "prapatoka" !!!
asnje foto?
Po eshte shek 3-4 para Krishtit nuk ka si te jete I periudhes Romake. Mos eshte shekulli I 3-4 pas Krishtit?!
Ne lajm eshte shkruar "shekulli III-IV pas eres sone", qe do te thote "shek. III-IV pas Krishtit". Termi "eres sone" eshte perdorur ne librat e historise gjate kohes se diktatures, per te mos permendur "Krishtin".
Para eres sone do te thote para krishtit o dru .
Eshte Gelliano nga Vorio Epiri.....varr grek.....
I sakt komenti i Klodit. Rroma ka kalu në ILIRI në vitin 165 para erës re.