Ministri Gonxhja bën homazhe: Anagnosti la pas thesar e trashëgimi! Vepra e tij do mbahet mend gjithmonë

2 Shtator 2025, 11:31Kulturë TEMA
Ministri Gonxhja bën homazhe: Anagnosti la pas thesar e trashëgimi!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja tha se ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit lë pas një thesar dhe trashëgimi të vyer. Ministri theksoi se qëndrojnë pranë familjes së tij për të shprehur përulje dhe mirënjohje për punën e shkëlqyer që la pas.

“Ndarje që lë pas thesar e trashëgimi. Vepra e tij do të mbahet mend gjithmonë. Jemi këtu pranë yllit të tij, Roza Anagnosti, familjes së tij për t’i shprehur këtë përulje dhe mirënjohje të thellë e të lartë.”, tha Gonxhja.

Xh.D/Shqiptarja.com

Lini një Përgjigje