Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, e cilesoi Durrësin si zemrën e kulturës dhe artit gjatë kësaj vere, shkruan atsh.
Ajo kujtoi se gjatë gjithë sezonit veror, qyteti i Durrësit u gjallërua me koncerte, ekspozita, shfaqje teatrale, muzikë live në sheshe e bregdet, si dhe të tjera aktivitete kulturore e artistike të shumëllojshme që kanë bashkuar komunitetin dhe vizitorët nga e gjithë bota.
Kryetarja e Bashkisë Durrës premtoi se, festa e kulturës nuk do të ndalet me kaq.
“Edhe gjatë muajit shtator, Durrësi do të vazhdojë të jetë një qendër e gjallë artistike, duke ofruar evente të shumta për të gjithë dashamirësit e artit dhe kulturës”, shkroi Sako në rrjetet sociale duke ftuar të ndiqet kalendari i eventeve për t’u bërë pjesë e energjisë unike të Durrësit.
Lini një Përgjigje