Ditën e sotme kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka shpërndarë një video ku tregon për përgatitjet për koncertin e madh të Saimir Pirgut, tenori do të vijë në Shkodër me 5 Shtator.
"Me grupin e punës dhe drejtuesen e Orkestres Simfonike të qytetit, Elda Laro, në përgatitjet e fundit për koncertin fantastik të datës 5 shtator të tenorit me famë botërore Saimir Pirgu.
Nga skena madhështore, ndriçimi, fonia te transporti falas për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe surprizat që do ta shoqërojnë këtë koncert që e rendit qytetin tonë krah qyteteve të mëdha evropiane ku performojnë artistë me famë botërore.
Një koncert i përmasave ndërkombëtare që premton një mbrëmjë magjike në Shirokë." - shkruan Beci.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje