Çfarë u trajtua në mbledhjen e datës 8 maj 2025 në funksion të informimit të qytetarëve, studimit të historisë dhe verifikimit të figurave publike, duke përmbushur misionin për transparencë, edukim qytetar dhe ruajtjen e kujtesës historike?
Anëtarët e Autoritetit shqyrtuan gjithsej këto çështje:
18 kërkesa të reja nga qytetarët për akses në dokumente arkivore dhe zbardhjen e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.
4 vendime për individë që njihen për herë të parë me dokumentet e mbledhura nga ish-Sigurimi i Shtetit për ta dhe 3 persona pa të dhëna në arkiv.
U kërkua verifikimi i pastërtisë së figurës për 3 kandidatë për në Gjykatën e Lartë dhe u miratuan 5 kërkesa të Bashkisë së Tiranës për verifikimin e figurave të propozuara për emërtim rrugësh dhe dhënie titujsh nderi.
Sektori i kërkesave për studiues dhe media paraqiti 4 kërkesa, nga të cilat:
2 u legjitimuan për të nisur kërkimin në arkiv,
1 për vendosjen e dokumenteve në dispozicion,
duke rritur nga dita në ditë numrin e studiuesve që kanë mundësi të njihen me këtë periudhë dhune dhe të shkruajnë mbi të, gjithnjë në përputhje me standardet për mbrojtjen e të dhënave personale.
Në çështjet e tjera të shqyrtuara dhe miratuara u përfshinë:
Miratimi i bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Tiranës me Autoritetin, për trajtimin e temës së lëvizjes kulturore të vitit 1968, e cila pati jehonë në Shqipëri përmes Festivalit të 11-të dhe shpërthimit të tendencave të artit modern, që më pas u goditën nga regjimi komunist.
Në këtë aktivitet, Autoriteti do të ekspozojë dokumente të kohës të krijuara nga Sigurimi i Shtetit dhe anëtari i tij, studiuesi Dr. Albert Nikolla, do të paraqesë analizën e tij mbi këtë tematikë.

Miratimi i programit, skenarit dhe 44 skedave të ish-të dënuarve politikë në burgun e Spaçit, të cilat do të jenë pjesë e faqes zyrtare www.Spac.al, e cila do të hapet për publikun e gjerë në ambientet e COD, në Kryeministri, në ditën e përkujtimit të revoltës së Spaçit.
Miratimi i tipologjive dokumentare të propozuara nga grupi i punës dhe Drejtoria e Arkivit, në kuadër të organizimit të ekspozitës arkivore, që do të mbahet më 18 qershor 2025 në ambientet e Autoritetit.
Pse është e rëndësishme puna për garantimin e aksesit dhe transparencës në dokumente arkivore dhe organizimi i konferencave, ekspozitave dhe shqyrtimi i dokumenteve të kësaj kohe? Rikujtojmë figurat që lanë gjurmë në historinë tonë – për të mos lejuar fshirjen e kujtesës kolektive.
Ruajmë dhe transmetojmë kujtesën historike – për brezat e rinj dhe për një shoqëri të bazuar në të vërtetën dhe llogaridhënien.
/MD/
Lini një Përgjigje