“FATALITA” ngjitet në skenën e Palermos – sukses i artit shqiptar në rrugëtimin ndërkombëtar

3 Gusht 2025, 17:16Kulturë TEMA
“FATALITA” ngjitet në skenën e Palermos – sukses i

 Produksioni shqiptar Fatalita, i realizuar nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, u ngjit në skenën prestigjioze të Teatro Massimo në Palermo, duke shënuar një arritje të rëndësishme në rrugëtimin ndërkombëtar të artit shqiptar.

 Koreografia, e krijuar nga Toni Candeloro dhe ideuar nga Enada Hoxha, është një tribut koreografik për katër figura ikonike të gruas në letërsinë dhe operën botërore.

Me pjesëmarrjen e Edlira Qyshkës (kostumografi) dhe Florian Canges (video design), shfaqja sjell fuqishëm zërin dhe forcën e gruas përmes lëvizjes artistike.

/liberale/

Lini një Përgjigje