“Fatkeqësitë natyrore dhe konfliktet”, ndërgjegjësim në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve

19 Prill 2025, 17:48Kulturë TEMA
“Fatkeqësitë natyrore dhe konfliktet”,

“Fatkeqësitë natyrore dhe konfliktet” është tema e këtij viti, e cila vjen si një thirrje në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve.

Përgjegjësi i sektorit të parqeve arkeologjike Shkodër-Lezhë, Helidon Sokoli, tregon rëndësinë e ruajtjes së monumenteve.

Xhamia e Plumbit, bashkë me rrënojat e Kishës së Shën Sergjit dhe Bakut, janë ndër monumentet që mund të lidhen specifikisht me tematikën e kësaj dite, pasi për vetë pozicionin e tyre kanë pasur herë pas here problematika me përmbytjet,” shpjegon z. Sokoli.

Shkodra prej vitesh është e prekur nga fenomenet natyrore, ku kanë dëmtuar edhe monumentet, siç janë Xhamia e Plumbit apo kisha në Shirq.

Parku Arkeologjik Shkodër prej dy vjetësh rezulton të jetë parku i dytë më i vizituar në vendin tonë, jo vetë për shkak të rritjes së numrit të vizitorëve dhe turistëve në qytetin tonë, si dhe promovimit të mirë, por edhe prej gjendjes optimale të sitit,” shton përgjegjësi i sektorit të parqeve arkeologjike në Shkodër-Lezhë.

Parku arkeologjik në Shkodër është i dyti në vendin tonë për nga numri i vizitave.

Prilli synon që të ndërgjegjësojë dhe të rrisë kapacitetet dhe burimet njerëzore të institucioneve për të parandaluar sa më tepër dëmtimin e mëtejshëm të këtyre pasurive kundrejt fatkeqësive dhe forcave madhore të natyrës. Kjo është një ftesë që bëhet jo vetëm për mbrojtjen e tyre, por edhe për promovimin dhe vizitueshmërinë e këtyre siteve,” thotë z. Sokoli.

18 Prilli është shpallur dita ndërkombëtare e monumeneteve dhe siteve arkeologjike nga viti 1982, me qëllim ndërgjegjësimin për ruajtjen dhe promovimin e monumenteve. Në kuadër të kësaj dite të gjithë muzetë janë të hapur dhe hyrja është e lirë për vizitorët.

/RTSH/

Lini një Përgjigje