Gërmadhat Antike të stacionit rrugor Ad-Quintum në Elbasan, janë një ndër monumentet më të vyera të trashëgimisë historike-kulturore të qytetit. I ndërtuar me një arkitekturë romake, siti arkeologjik evokon histori dhe trashëgimi, duke u kthyer në një nga pikat më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe vendas.
“Në muajin mars sapo përfunduam restaurimin e termeve dhe nimfeut të Bradasheshit i njohur ndryshe si stacioni Ad-Quintum dhe është një ndër stacionet më të rëndësishme dhe të ruajtura në Shqipëri të periudhës romake. Ky investim ishte shumë i rëndësishëm”, u shpreh Albana Drenogllava, Specialiste e Monumenteve.
Për drejtuesin e agjencisë së turizmit dhe trashëgimisë kulturore në Elbasan, stacioni AD-Quindum është një ndër objektet më unike në Ballkan.
“Është ndër më unikët në Ballkan sepse është i vetmi i ruajtur shumë mirë për gjatë të gjithë vijës Egnatia, duke i shtuar vlerat dhe rëndësinë Ad-Quintum”, u shpreh Artur Guni, Drejtues i Agjencisë së Turizmit , Elbasan.
AD-Quintum tregon të shkuarën e largët të qytetit të Elbasanit, i ndërtuar shekuj më parë, ai ka funksionuar ai një stacion çlodhës ku në të gjendeshin banjë termike të kohës.
/RTSH/
Lini një Përgjigje