Profesori dhe historiani i ‘Columbia University’, Elidor Mëhilli në një intervistë në Ora News u shpreh se vila e ish-diktatorit Enver Hoxha nuk është shndërruar në një muze por megjithatë duhej të futej historia.
Mëhilli: Ajo nuk është shndërruar në një muze siç e dimë të gjithë.
Pra nuk është bërë një muze atje por megjithatë duhej të futej historia.
Duhej të vinte historia, në të gjithë atë programin që u bë se kishte edhe muzikë jashtë.
Se u hap për publikun, për herë të parë duhet thënë pas 35 vjetësh.
Kishte muzikë, kishte performanca, kishte art.
Unë solla histori aty në programin e hapjes së vilës.
Sepse ai është një vend në atë hartën e vendeve të diktaturës ka qenë një vend i ndaluar për ne.
/rtvora/
Aty te jete edhe fotot e lexhendes sali vuku i qeshur dhe servil si uriahip
O Zoni Prof., fol me gjate, shtjelloje hapur dhe pa frike ate qe do ta thuash. Aty, ne vilen 31 duhet te ngrihet nje muze shumefunksional i historise 45-50 vjecare e Shqiperise te Sistemit apo Regjimit Monopartiak, nen Shtetin e Diktatures se Proletariatit, edhe te Burrit te Shtetit Shqiptar, Diktatorit Enver Hoxha. Nuk mund te kete Histori te Shqiperise, nese zhduket apo injorohet periudha 45-50 vjecare. Ky eshte fakt. E verteta eshte eshte e thjeshte: E Vertete.