Në prag të festës së Pashkës, përpara Katedrales Ortodokse në Korçë është çelur edicioni i radhës i Panairit të Poçarisë, një traditë tashmë e konsoliduar, që mbledh artizanë, qytetarë dhe vizitorë të shumtë.
Me dhjetëra stenda janë ngritur para sheshit të kadetrales, ku ekspozohen punime të ndryshme poçarie dhe jo vetëm.
Ky panair sjell në vëmendje mjeshtërinë e poçarëve korçarë dhe frymën festive që shoqëron këtë periudhë të shenjtë për besimtarët ortodoksë.
Vizitorët ndalen për të parë, por edhe për të blerë një enë prej balte si simbol mbarësie.
Kjo traditë e hershme në qytetin e Korçës nxjerr në pah punën dhe seriozitetin e artizanëve korçarë, të cilët ekspozojnë prej vitesh produktet e tyre, duke tërhequr interesin e qytetarëve, por edhe të turistëve që vizitojnë Korçën në këto ditë festive.
/RTSH/
Lini një Përgjigje