Pashkët, Kreu i Kishës Katolike uron besimtarët: Kemi nevojë për njerëz që nuk mbyllen tek interesi i momentit

19 Prill 2025, 14:44Kulturë TEMA
Pashkët, Kreu i Kishës Katolike uron besimtarët: Kemi nevojë

Arjan Dodaj, kryepeshkvi i Tiranë – Durrës ka dhënë një mesazh për pashkët duke uruar besimtarët e krishterë.

“Kemi nevojë për njerëz që nuk mbyllen tek interesi i momentit. Mesazhi dhe angazhimi i parë jo vetëm i fesë por edhe çdo institucioni shqiptarë duhet të jetë hyjnor.

Urimi i kësaj feste le të jetë që populli kombi shteti shqiptar të vijojë me bekimin hyjnor për familjen shqiptare. Të bëhemi bashkë për të promovuar kulturën e punës së ndershme”, tha ndër të tjera kryepeshkvi Arjan Dodaj.

Në mesazhin e tij, po ashtu ai bëri thirrje për të ringjallur shpresën për një të ardhme më me plot jetë dhe plot shpresë. /rtvora/

Lini një Përgjigje