Fëmijët ngjyrosin librin me ikona në Muzeun e Artit Mesjetar

24 Shtator 2025, 12:09Kulturë TEMA
Fëmijët ngjyrosin librin me ikona në Muzeun e Artit Mesjetar

Në kuadër të Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar dhe shkollën “Stavri Themeli” realizuan sot aktivitetin “Ikonat- të shkruash ikonat, të pikturosh fjalët”, bazuar mbi librin e botuar nga ChwB Albania.

Muzeu i Artit Mesjetar u mbush me harenë e fëmijëve të cilët u njohën me librin dhe e plotësuan duke ngjyrosur ikonat e tij. DRTK Korçë e konsideroi një udhëtim krijimtarie, ku arti vizual dhe fjala e shkruar u bashkuan për të përcjellë mesazhin se trashëgimia kulturore nuk është vetëm kujtesë por dhe frymëzim për të ardhmen, shkruan atsh.

Në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, fëmijët zbuluan botën e ikonave mesjetare, ngjyrat, simbolet dhe mesazhet e tyre. Pritet që MKAM Korçë të çelë dhe ekspozitën me libra dhe botime fetare, pjesë e fondit muzeor të këtij muzeu.

Koleksioni i botimeve fetare, dikur pjesë e kishave dhe katedraleve, do të ekspozohen për herë të parë në hapësirat e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar.

1 Komente

  1. p
    pordhe me rigon.........

    Kur gyzeli "autochthonous" a kthy m'shpie dhe a tu thon baba Hasonit: bab,sot na coi zysha m'kishe me pa ikonat,u njeva shum i lumtun!!! Bab Hasoni: cer thu mer lanet,na nuk kena pun me ikonat m'kish,na kena xhamijat e teqete tona.... gezuar ramazonin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje