Festa deri në orët e para të mëngjesit: Tirana feston Natën e Bardhë (FOTOT)

30 Nëntor 2025, 08:27Kulturë TEMA
Festa deri në orët e para të mëngjesit: Tirana feston

“Nata e bardhë”, një event i kthyer tashmë në traditë dhe që organizohet nga Bashkia e Tiranës në kuadër të festave të nëntorit, ka krijuar mbrëmje magjike për qytetarët në sheshin “Skënderbej”.

Koncerti nisi sonte rreth orës 19:00 dhe në skenën e ngritur në sheshin qendror performuan emra të njohur të muzikës shqiptare. Qytetarë të shumtë ia janë bashkuar festimeve me flamuj në duar dhe simbolet kombëtare.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga “Nata e bardhë”: “Tirana sot, ku emrat më të njohur të muzikës po performojnë në Sheshin “Skënderbej”, duke sjellë atmosferë feste dhe energji fantastike për qytetin”.

Koncert vijoi deri në mesnatë, me pjesëmarrjen e artistëve Era Istrefi, Majk, Lumi B, Soni Malaj dhe Kida. A.K./TemA

Lini një Përgjigje