Kumbaro: Nuk kishte si t’i mungonte Vlora festimeve të Nëntorit

29 Nëntor 2025, 20:32Kulturë TEMA
Kumbaro: Nuk kishte si t’i mungonte Vlora festimeve të Nëntorit

Nxënësit e Dibrës sollën një performancë të mrekullueshme me rastin e festave kombëtare, duke krijuar një kolazh emocionesh, traditash dhe arti që ngrohu publikun.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vlerësoi talentin dhe përkushtimin e tyre, duke e cilësuar aktivitetin si një dëshmi të gjallë të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Përmes programit “Art dhe Zeje”, fëmijët rikrijuan motive tradicionale, veshje popullore dhe simbole kombëtare, duke i dhënë jetë ritmeve dhe ngjyrave që na identifikojnë si popull.

Performanca u shoqërua me emocion dhe kreativitet, duke treguar se kultura dhe tradita shqiptare vazhdojnë të rriten çdo ditë në duart e brezit të ri.

Vlora i bashkohet festimeve të Nëntorit me performancat e nxënësve, Kumbaro: Art që bashkon komunitetin

Edhe Vlora iu bashkua festimeve të Nëntorit me një atmosferë të gjallë e plot emocione, falë performancave të nxënësve të shkollave të qytetit.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ndau pamje nga aktiviteti, duke theksuar se fëmijët sollën një tjetër shembull të bukur të programit “Art dhe Zeje”, i cili bashkon komunitetin dhe mbush zemrat me krenari.

“Nuk kishte si t’i mungonte Vlora festimeve të Nëntorit”, shkroi Kumbaro, duke vlerësuar kreativitetin dhe energjinë e nxënësve që interpretuan motive tradicionale, këngë dhe elemente të kulturës shqiptare.

“Nxënësit e shkollave të Vlorës sollën atmosferën e bukur të festave kombëtare, një tjetër shembull i bukur i ‘Art dhe Zeje’ që bashkon komunitetin dhe mbush zemrat me krenari”, shtoi Kumbaro. A.K./TemA

1 Komente

  1. K
    Kaonia

    Një pikëz e voglël , 1 vilë dhe 500000 euro ka marë për ndertimet te manastiri në sr. Pak në krahasim me të tjerët po çka pa gje s doli.????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje