Gonxhja: për herë të parë festat e Nëntorit po kremtohen më bukur se kurrë në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak!

29 Nëntor 2025, 10:44Kulturë TEMA
Gonxhja: për herë të parë festat e Nëntorit po

113-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe festat e Nëntorit, po kremtohen edhe në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se për herë të parë, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Festat e Nëntorit po kremtohen më bukur se kurrë në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak.

Gonxhja u shpreh se “aktivitete kulturore e artistike, shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte dhe panaire artizanësh po sjellin frymën e festave në mbarë Luginën”.

“Për herë të parë, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, festat e Nëntorit po kremtohen më bukur se kurrë në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak!

Aktivitete kulturore e artistike, shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte dhe panaire artizanësh po sjellin frymën e festave në mbarë Luginën.
Festojmë së bashku, kudo që ndodhemi", shkruan Gonxhja në postim në rrjetet sociale.

Atmosfera festive është shtrirë edhe mes shqiptarëve në Luginën e Preshevës duke përkujtuar sot një ditë të veçantë për shqiptarët, kudo ku ata ndodhen. A.K./TemA

Lini një Përgjigje