Mitet dhe gënjeshtrat për raportin e shqiptarëve me Perandorinë Osmane

29 Nëntor 2025, 08:40Kulturë TEMA
Mitet dhe gënjeshtrat për raportin e shqiptarëve me

Nga Lutfi Dervishi

Nga fundi i shekullit XIV deri në vitin 1912, pjesa dërrmuese e trojeve shqiptare ishte pjesë organike e Perandorisë Osmane, e njohur në dokumentet osmane si Arnavutluk.

Rreth vitit 1430, hapësira gjeografike shqiptare ndahej mes sferës veneciane në Veri dhe kontrollit të drejtpërdrejtë osman në Jug, kontroll që më pas u zgjerua. Pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së Shkodrës më 1479, rezistenca e organizuar përfundoi, duke çuar në integrimin e plotë të territoreve në sistemin osman.

Shqiptarët nuk ishin thjesht “të sunduar” gjatë këtyre pesë shekujve. Ata ishin pjesë aktive e aparatit perandorak: oficerë, jeniçerë, pashallarë, vezirë të mëdhenj, deri tek dinasti me origjinë shqiptare si familja Qyprilli apo Mehmet Ali Pasha, themelues i Egjiptit modern, i cili krijoi një dinasti 150-vjeçare. Dhjetëra vezirë të mëdhenj ishin me origjinë shqiptare. (Ju nuk keni qenë anëtarë të Perandorisë, por sundimtarët të saj i tërhiqte vërejtje Eqerem Bej Vlorës, ministri Brendshëm osman më 1908). Kjo krijoi një disbalancë: shqiptarët ishin të mbipërfaqësuar në elitën osmane, ndërkohë që territori i tyre mbetej në skaj të Perandorisë dhe i pazhvilluar.

Miti 1. Osmanët barbarë

Historiografia e periudhës komuniste e paraqiste pushtimin osman si një akt të egër ushtarak, pa asnjë implikim apo “lojë” lokale. Për komunizmin kemi vetëm “osmane që bien nga qielli”. Studimet bashkëkohore e sfidojnë këtë narrativë: shumë princër ballkanikë, përfshirë edhe shqiptarë, i ftuan trupat osmane si aleatë në konfliktet e tyre dinastike dhe lokale. Rasti klasik për hapjen e derës së pasme është beteja e Savrës 1385, ku osmanët hyjnë si aleatë të njërit krah shqiptar kundër tjetrit.

Elitat lokale shpesh ruajtën pronat duke u integruar në sistemin osman të timarit. Pushtimi ishte real, por nuk ishte një histori “bardh e zi” (100% viktima kundër 100% barbarëve), por një proces me llogari, interesa, aleanca dhe tradhti.

Miti 2. Rezistencë e pandërprerë

Versioni i mësuar në shkolla promovon idenë e një rezistence të vazhdueshme kombëtare nga Skënderbeu deri më 1912. (400 kryengritje ne 500 vjet).Në të vërtetë, pas vitit 1479, vërehen rreth tre shekuj ku elitat shqiptare ishin kryesisht pjesë e sistemit osman. Rebelimet e mëvonshme (Pashallëqet, Ali Pasha, Bushatllinjtë) ishin luftëra për pushtet, taksa dhe privilegje, dhe jo kryengritje “kombëtare” në kuptimin modern.

Miti 3: Islamizimi erdhi me shpatë

Narrativa komuniste theksonte se feja “na u ndërrua me zjarr e hekur”: Historianët bashkëkohorë (Oliver Jens Schmitt, Noel Malcolm, Nathalie Clayer) argumentojnë se Islamizimi zgjati rreth 4-5 shekuj.

Konvertimi nisi shpesh nga lart-poshtë, kryesisht te elitat që synonin ruajtjen e pasurisë dhe bërjen e karrierës ushtarake ose administrative. Për shumëkënd, ishte një akt politik besnikërie, jo përjetim mistik.

Feja Islame shërbente edhe si shenjë statusi, pasi vetëm myslimanët gëzonin paketën e plotë të të drejtave politike. Edhe pse pati presion dhe diskriminim ndaj të krishterëve, tabloja është shumë më komplekse.

Miti 4: Shqiptarët vetëm vuajtën

Në versionin komunist shqiptarët janë vetëm viktima.

Në fakt nga shek. XVII e më tej, shumica e garnizoneve osmane në disa pika kyçe perandorie kishin kontingjent të madh shqiptar, deri te mbrojtja e Budës në 1688 ku burimet europiane theksojnë se mbrojtësit myslimanë ishin kryesisht shqiptarë.
Dhjetëra vezirë të mëdhenj dhe pashallarë të fuqishëm janë me origjinë shqiptare
Si individë shqiptarët kanë përfituar nga “kullotat e pafundme të perandorisë” siç i thoshte me 1908 ministri i Brendshëm Eqerem Bej Vlorës.

Miti 5: Shqiptarët më të shtypurit

Ne jemi më të varfërit se grekët, serbët etj sepse ishim “halë në sy” për osmanet.

Studimet flasin ndryshe: prapambetja erdhi sepse pjesa më e madhe e trojeve shqiptare ishte zonë malore, e vështirë për t’u integruar në qendrat tregtare. Perandoria investonte atje ku kishte interes ekonomik dhe ushtarak (p.sh., Selaniku, Vojvodina)

Elitat shqiptare bënin karrierë në qendra si Stambolli, Kajro apo Siria, dhe jo domosdoshmërisht kanalizonin burimet në qytetet e origjinës.Nuk është se ne “hëngrëm më shumë dajak” se popujt e tjerë, por raporti elitë-territor ishte i deformuar:

Miti 6: Shqipëria e gjitha myslimane

Ideologjia komuniste e trajtoi Islamin thuajse si “fe shtetërore osmane të shqiptarëve”. Deri në shekullin XIX ekzistonte një mozaik: Veriu dypalësh (katolikë/myslimanë), Qendra/Lindja me shumicë sunite, Jugu tri-fetar (ortodoksë/myslimanë/bektashinj).

Shqiptarët nuk kanë qenë as “komb mysliman”, as “komb martir i krishterë”. Ky mozaik u kthye në forcë të nacionalizmit, kur Rilindasit ndërtuan me sukses identitetin mbi gjuhën: “Feja e shqiptarit është shqiptaria.” (Pashko Vasa).

Miti 7: Identiteti kombëtar i pastër që nga Mesjeta

Komunizmi hoqi një vijë të drejtë: nga ilirët te Skënderbeu, te Rilindja, te Partia Komuniste.

Ndërkohë, sipas shumë studiuesve ne shekujt. XVI–XVIII: shumë shqiptarë identifikohen më fort me fenë, fshatin, klanin, rrethin e pashait se me “kombin” në kuptimin modern.

Vetë emërtimi shqiptar dhe Shqipëri që zëvendësoi Arbër / Arbëri erdhi relativisht vonë.

Elitë e pasur, Shqipëri e varfër

Perandoria ishte projektuar për të ushqyer makinerinë ushtarake dhe burokratike, jo për të zhvilluar periferitë. Karriera bëhej në Stamboll, Kajro, apo Selanik. Elitat shqiptare u “globalizuan osmanisht” (duke i dhënë “Besën e Madhe Perandorisë”) dhe rrallë u kthyen për të investuar në “vendin e vogël të origjinës” (“Besën e Vogël”) siç shkruante Sami Frashëri. Kombinuar me terrenin malor dhe prishjen e lidhjeve tregtare veneciane, këto faktorë e lanë Shqipërinë në periferi ekonomike.

Shqipëria doli e fundit nga Perandoria për disa arsye:

Mungesa e institucionit fetar kombëtar: Greqia dhe Serbia patën Kishat Ortodokse si instrumente nacionalizmi. Shqiptarët, të ndarë në tri fe, nuk patën një institucion të tillë.

Një pjesë e elitës myslimane gëzonte status të privilegjuar në sistemin osman dhe nuk kishte arsye të priste “degën ku ishte ulur”.

Shpallja e Pavarësisë u shty në momentin e fundit, kur copëtimi i Perandorisë dhe interesat gjeopolitike të Fuqive të Mëdha (Italia dhe Austro-Hungaria) e bënë projektin shqiptar një mjet për të penguar zgjerimin e Serbisë në Adriatik.

Përfundimisht, Shqipëria doli e fundit nga Perandoria sepse elitat e saj ishin përfituese të sistemit dhe projekti kombëtar ishte i vonuar.

11 Komente

  1. E
    Ermali

    Mbeçë more shokë mbeçë Përtej urës së Qabesë Të fala m'i bëj nënesë Të dy qet e zes m'i shesë T'i jap nigja së resë Në pyettë nëneja për mua I thoni që u martua Në pyettë se ç'nuse mori Dy plumba prej kraharori Në pyettë se ç'krushq i vanë Sorrat dhe shkabat e hanë.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbëreshët janë paraardhësit e vërtetë

      Shumë saktë! Edhe sot janë po të njëjtat arsye që ky vend nuk ecën dhe s'ka për të ecur kurrë! Dje që festonin si gjithmonë me zhurmë të madhe Pavarësinë, nuk e kishin idenë realisht çfarë po festonin, sepse në gjakun e tyre vazhdon thirrja "Dum babën" dmth duam sulltanin

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cdo presesh nga budallenjte

        U arrit deri aty sa injorant budalla muli uturaku saliut deklaroi se Skenderbeu ngriti flamurin ne Vlore

        Përgjigjjuni
      2. e
        edhe lutfi edhe dervish,shqiptar puro

        Ky turkoshaku me emer e mbiemer,i thur lavde osmanllinjeve dhe elites turkoshake qe u sherbeu me devotshmeri atyre dhe Shqiperine e lane ne nje prapambetje te mjerushme,ku nuk nderuan as ndonje xhami te hajrit te pakten.... Njerez servil e interesaxhinj qe i sherbyen pushtusve dhe keshtu vazhdoi perjetesisht... Kur i thash nje turku se politikat dhe ju na late ne kete gjendje,ai me tha se ju e late Turqine (e sotme)ne prapambetje se te gjithe injorantet e Shqiperise u vune ne krye te qeverive tona!!!!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrofte Atdheu

          Ky biçim njeriu allasoj, ka balancuar me shkrimin e tij te "dritur" ate qe Ben Blushi shkrusjti dje; https://www.facebook.com/share/17kqAfUi4R/

          Përgjigjjuni
          1. L
            Love albanians

            Faleminderit Lutfi! Hera e pare we te vleresoj per angazhimin tend, jo si gazetar por si analizues. Gjithcka qe ke hedhur ne kete shkrim per my opinion eshte OK! Flm edhe njehere!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Auron

              Edhe të vërtetën të shkruash por kur njerëzit janë islamofoba kshu mendojnë,mundohesh tju hapësh sytë dhe prapë mëndjen e kanë të ofendojnë por Lenini ka thënë të merresh me një të paditur është njësoj si të kurosh një të vdekur faleminderit Lutfi për informim

              Përgjigjjuni
              1. g
                genci xhydollari

                kjo është e vërteta e hidhur e kombit tonë, puno për të huajin ,dhe ler në errësirë vendin tënd,.Adhuruesi,.

                Përgjigjjuni
                1. Turp

                  Si te thuash Lufti si te thuash Trump, e njeta gje eshte. Mitet ose te pavertetat e luftiut. 1. Osmanet ishin sundimtar. Te eger, te gjakshem dhe te pahezutushem. 2. Shqiperia( arnutistani) “ qeverrisej” gjithmone nga stambolli, ndersa shqiptaret qe ishin ketu, githmone ishin nen bekimin e pergjegjesit TURK qe caktonte sulltani, pra ishin si drejtoret e tanishem te tatim taksave… mblidhnin taksat per sulltanin me nje perfitim perqindje per veten e tyre, por 90% shkonin ne stamboll ( perjashto ali pashe tepelenen i cili taksat i mbante vete por nuk kishte dhe shume dallim ne deryrim monetar me turqit). 3. Nderrimi i fese erdhi ndermjet kasapanave, vrasjeve, terrorit. Nenyra me e “ shpeshte” qe perdorej per te nderruar fene ishte: Akuzohej nje kryefamiljar per vjedhje ose per mospagim taksash, dhe denimi ishte me prerje koke. Ne momenrëtin qe ky person ndodhej i lidhur dhe i perkulur qe ti prihej koka, nje oficer turk i thoshte “ po te kovertohesh ne ilam nuk do te pritet koka, zgjidh, jeten apo islamin”. Dhe keshtu o tramp, me fal, lufti, behej konvertimi “ i pagjakshem” ne islam. 4. Ne te gjithe historine boterore, qe nga krijimi i perandorive e der me sot, perandoria osmane do mbahet mend si e vetmja perandori qe NUK NDERTOJE AS EDHE NJE RRUGE ne nje vend qe e kish okupuar, e jo me te flasim per ndonje emancipim. Kujdes lufti trampi(apo s’e ke keshtu mbiemrin?!), ne te gjitha shtetet qe sundoi perandoria osmane, solli disi nje zhvillim. Pervec shqiperise. Turqit nuk i falen kurre shqipraret qe paten guximin te kundershtonin osmanet dhe ti shkerrmoqnin ata. Kujdes lufti trampi. TE VETMIT NE BALLKAN QE I LUFTUAN TURQIT NE SHEK 15 , ISHIN SHQIPTARET!!! . Lufti trampi, sa here nderrohej veziri( kryeministri) per shqiperine, ai vinte ketu me 100-200 ushtare turq, dhe ne fshatrat qe kalonte, pra ku i binte rruga, vriste cdo person qe kishte fshati, me femije e me cdo gje qe i dilte perpara. Ndaj, te te quaj flliqesire, eshte pak! Por po te krahasoj me trapin pasi eshte i vetmi qe mund re thote se afganistanet i solli ne amerike biden kur luften e filloi bushi dhe bushi ishte shkaktari i luftes. Vetem ti dhe trapi kini aftesine te gjykoni historine sikur nuk ka egzistuar asgje me pare dhe historia per ju nis jo me larg se 10 vitet e fundit. Nje tramp ka bota, ti i dyti.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbi

                    Mjafton të lexosh këtë "shkrim "të këtij individi që të kuptosh se sa thell ja rrënjët Islamizmi në Kosovë dhe sa i rrezikshëm është ai edhe sod për qështjen tonë kombëtar edhe pas 500 vitesh perandori osmane që e la Shqipërinë në mesjet ku në fillim të shekullit XX mbi 90% ishin analfabet, e tani del ky Tipi e do na e mësoj historinë sipas Osmanlive. Zotëri historinë e shkruam vet dhe atë me gjakë që derdhëm 500 vite, internim gra burra vajza e të rinjë, djem qe u dërguan me dhunë si jeniqer..nuk do vazhdoj me tutje sepse do me duhej jo vetëm një faqe; Kjo është një prej arsyeve pse Islamizmi është aq i rrezikshëm special për popullin shqiptar e qe forcohet aq shumë nga akademia e shkencave dhe arteve Serbe,si nje nga doktrinat Nr.1 qe mundohen të na ndryshojnë historinë të na paraqesin si fundërrina osmane, njëlloj siq mundohet të na diktoj ky zotëria në këtë vetëshkrim...

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Ziza

                      „prapambetja erdhi sepse pjesa më e madhe e trojeve shqiptare ishte zonë malore“…per ket shkak ngeli edhe zvicrra e prapambetur! Gallate turke! Thjesht per ta kuptuar, turku u solli ju - ju sollet prapambetjen.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje