PIKTURA E DITËS: "Portreti i Gjergj Kastrioti Skënderbeut"- Nga Theohar Ghini (Gjini), në vitin 1909

28 Nëntor 2025, 18:41Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Portreti i Gjergj Kastrioti Skënderbeut"-

Më lart: Portreti i Gjergj Kastrioti - Skënderbeut punuar nga Theohar Ghini (Gjini), në vitin 1909.

Më 24 nëntor 1450, Senati i Venecias i dërgoi një mesazh Gjergj Kastriotit, duke i siguruar se Republika e Shën Markut ishte gati të vepronte pranë Portës së Lartë në Stamboll në mbështetje të Skënderbeut dhe për të qetësuar Sulltanin.

Kjo ndodhi në një moment vendimtar, pasi shqiptarët, nën udhëheqjen e Skënderbeut, sapo kishin rrëzuar me sukses rrethimin e Krujës, një fitore e jashtëzakonshme që forcoi qëndresën e tyre dhe shkaktoi jehonë në radhët osmane. 

Theohar Ghini ishte një nga piktorët shqiptarë më të njohur të fillimit të shekullit XX, i cili u dallua për stilin realist dhe përkushtimin ndaj figurave historike kombëtare.

Vepra e tij për Skënderbeun është ndër portretet më të hershme moderne të Heroit Kombëtar, e realizuar me kujdes të veçantë për detajet e veshjes dhe simbolikën shqiptare.

Ai e ka paraqitur heroin me një fizionomi të fuqishme, shikim të vendosur dhe veshje tradicionale luftarake, duke e theksuar madhështinë, autoritetin dhe simbolikën e tij si udhëheqës i qëndresës shqiptare. /mapo/

2 Komente

  1. j
    joel shkodra

    A mund te na sqaroni nese ka marre per baze ndonje pikture me te hershme te heroit, apo ka pikturuar ndonje portret real o imagjinar?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fantomasi

      Ku ndodhet kjo pikture? Apo e kan gllaberuar oligarket?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje