Teatri “Aleksandër Moisiu” ka sjellë për spektatorët durrsakë dramën e shkruar nga Anisa Markarian, “Gruaja me sirtarë”.
“Gruaja me sirtarë” është një dramë sociale që trajton historinë e rimëkëmbjes së Vesës, një grua me fëmijëri të trazuar, dhe një jetë mes nënshtrimit, përbuzjes, dhe frikës e cila për shumë vite ka mbajtur një të fshehtë.
Në përpjekje për t’u shëruar nga makthet e saj, në një seri seancash terapeutike ajo rrëfen historinë e jetës.
“Gruaja me sirtarë” erdhi nën regjinë e Suela Bakos, me interpretimin e Mimoza Marjanakut dhe Romir Zallës.
Në një postim në rrjetet sociale, Teatri “Aleksandër Moisiu” falenderoi publikun i cili qëndroi për minuta të tëra duke duartrokitur në pritje të takonte artistët.
Kjo dramë sociale, me Mimoza Marjanakun në rolin e Vesës dhe Romir Zallën në rolin e psikologut, do të rikthehet në skenë në datat 3-4 dhjetor nē QKF Durrës. A.K./TemA
Lini një Përgjigje