"Sofra e pavarësisë"/ Shkodra ndizet nga dronët

28 Nëntor 2025, 08:28Kulturë TEMA
"Sofra e pavarësisë"/ Shkodra ndizet nga dronët

“Sofra e Pavarësisë” mblodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër në një atmosferë kuqezi mbi 200 të ftuar nga mbarë hapësira shqiptare.

E konsideruar si organizimi më i madh i këtij lloji në Shkodër, “Sofra e Pavarësisë” është një rikthim tek tradita e hershme e mikpritjes që bashkon shqiptarët.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga spektakli i dronëve mbi qiellin e Shkodrës, mbi sofrën e shtruar në zemër të qytetit.

Dhjetëra dronë vizualizuan në qiell hartat e Shqipërisë dhe Kosovës, simbolet kombëtare si dhe figurën e Ismail Qemalit.

Darka solemne rreth “Sofrës së Pavarësisë”, ku merrnin pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, kulmoi me organizimin e një koncerti festiv.

Përgjatë gjithë javës, kjo sofër ka shërbyer si një vitrinë promovimi për produktet bio nga të gjitha trevat shqiptare, duke krijuar një mozaik shijesh autentike dhe duke evidentuar vlerat e trashëgimisë kulturore. A.K./TemA

1 Komente

  1. T
    Te shpifur

    Patriot dronash! Keta qe e kane shkalafitur shtetin e bere shqiptaret te ikin nga syte kembet. Hipokrit te ndyre!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje