Durrësi është veshur kuqezi në kuadër të festave kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga “Veliera” e ndriçuar kuqezi, një kryevepër arkitektonike që krijon një hapësirë të re publike për këmbësorët e qytetit bregdetar.
“Veliera” është pjesë e planit të zhvillimit të Durrësit Turistik 2030, që synon transformimin e qytetit në një qendër moderne turistike dhe kulturore, duke e kthyer qytetin në një destinacion bashkëkohor turistik dhe një qendër të pasur kulturore.
Dekorimet për Festat e Nëntorit janë kthyer tashmë në traditë në qytetin e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.
Rrugët dhe sheshet e qytetit bregdetar janë veshur me flamujt kuqezi, ndërsa nga strukturat e bashkisë po vendosen gjithashtu edhe dekoret festive të festave të fundvitit. A.K./TemA
Lini një Përgjigje