Albanian Night/ Edhe Maqedonia e Veriut përfshihet në festimet për Pavarësinë (VIDEO)

28 Nëntor 2025, 13:16Kulturë TEMA
Albanian Night/ Edhe Maqedonia e Veriut përfshihet në festimet

Në ”Albanian Night”, qendra e artit dhe kulturës tradicionale në Tiranë, 113-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u festua nën ritmet e këngëve dhe valleve patriotike.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga atmosfera e krijuar tek Albania Night, ku “u bashkuan artistët e saj me anëtarë të Ansamblit Kombëtar të Maqedonisë së Veriut dhe 113 pjesëmarrës, të huaj e shqiptarë, që festuan së bashku, njëzëri, Pavarësinë e Shqipërisë”.

Qendra Kulturore “Albanian Night” vendos në dispozicion të artistëve e artizanëve shqiptarë, një hapësirë e cila përmbledh trashëgiminë kulturore nga tërësia e trevave shqiptare në një ambient të vetëm, në zemër të Tiranës, prej më shumë se 2500 metra katrorë sipërfaqe.

Sot shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, festojnë 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Turqia.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar. A.K./TemA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Lini një Përgjigje