"Il Trovatore"së shpejti në skenën e TKOB

28 Nëntor 2025, 14:39Kulturë TEMA
"Il Trovatore"së shpejti në skenën e TKOB

Teatri Kombëtar i Operas e Baletit po përgatitet të rikthejë në skenën shqiptare operën e Giuseppe Verdi-t, “Il Trovatore”, me një produksion të ri, nën drejtimin e regjisorit të mirënjohur Roberto Catalani.

“Il Trovatore” do të rikthejë në TKOB, tenorin Josif Gjipali pas 24 vitesh interpretime në skenat prestigjioze të botës. TKOB bën të ditur se ky produksion operistik do të sjellë në Shqipëri për herë të parë mezzosoprano-n shqiptare me famë ndërkombëtare Enkeleida Shkoza, në rolin dramatik të Azucenës.

Roli i Conte di Luna do të interpretohet nga baritoni Ankhbayar Enkhbold dhe baritoni i teatrit tonë, Armando Likaj.

Rolin e Leonorës do ta ndajnë sopranoja Eva Golemi në kastin e parë dhe në kastin e dytë, sopranoja Ramona Tullumani.

Rolin e Azucenës në kastin e dytë e luan mezzosopranoja e TKOB, Ivana Hoxha ndërsa roli i Manricos vjen në kastin e dytë nga tenori Amadi Lagha.

Bledar Domi do të ngjitet në skenë si Ferrandos ndërsa Ines interpretohet nga Suada Gjergji dhe Greis Shametaj. Roli i Ruiz ndahet mes Matias Xhelit dhe Redon Sinellës.

Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP-së do të dirigjohen nga Andrea Solinas dhe Dritan Lumshi, duke kompletuar këtë vizion artistik, për një përvojë të paharrueshme ku muzika, drama dhe pasioni verdian bashkohen në një nga veprat monumentale të repertorit klasik botëror. A.K./TemA

Lini një Përgjigje