“Festa e birrës”, Filo: Korça mirëpriti mbi 10 mijë pjesëmarrës (FOTOT)

19 Gusht 2025, 11:35Kulturë TEMA
“Festa e birrës”, Filo: Korça mirëpriti mbi 10

 Korça mirëpriti nga 13-17 gusht “Festën e Birrës”, një event i përvitshëm që nxit turizmin në qytetin juglindor.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ndau në rrjetet sociale momentet më të bukura të natës së fundit të Festës së Birrës.

Në këtë mbrëmje performuan këngëtarët e njohur si Anxhela Peristeri, Fifi, Aurel Thëllimi, etj, të cilët elektrizuan atmosferën me këngët e tyre, shkruan atsh.

Në këtë festë gjatë 5 netëve morën pjesë mbi 10 mijë pjesëmarrës, ku festuan, kënduan dhe shijuan atmosferën e mrekullueshme të krijuar me këtë rast.

“Korça tregoi edhe një herë se di të presë, të argëtojë dhe të dhurojë emocione të paharrueshme”, tha Filo.

Festa e Birrës në Korçë është një nga ngjarjet më të mëdha festive në Shqipëri, që prej 19 vitesh mbledh mijëra vizitorë çdo gusht. E njohur për atmosferën unike, organizimin gjithnjë në rritje dhe ndikimin në turizëm, kjo festë është kthyer në një simbol të verës shqiptare. Edicioni i vitit 2025 shënon 19 vjet traditë e suksese.

1 Komente

  1. P
    Pijetari

    Nashi, qo festa osh fertet per "birren"? Apo mos osh per shurren e Irfanit. Besoj se osh qo e dyta se per BIRRE as qy bohet llaf. BIIRA Korça osh thartu qy m 1992 bashk me BIRREN Tirana. Nashi kina "Stelen", kina "Elbarin" shurre safi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje