Ai bëri të ditur se, krahas gërmimeve, po përgatitet edhe Zonifikimi Arkeologjik, i cili do të mundësojë administrimin dhe mbrojtjen e sitit të ri historik.
“Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s.
Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore”, shkruan Rama.
Lini një Përgjigje