"Kaj lulije me marak, se ma ki burrin plak", këngë dasme që këndohej dikur

18 Gusht 2025, 18:40Kulturë TEMA

Kaj lulije me marak,
se ma kije burrin plak.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell një këngë dasme që dikur këndohej në Prishtinë.

Kaje vênin ku ki me shkue,
në qat bjeshkë e në qat prrue,
s’din dielli kur ka me prarue,
s’e din vaktin me gatue,
si t’fryn era ka me t’gjue.
Kaj lulije me marak,
se ma kije burrin plak.
E ka vnue lulja ‘ i dukat.
-Shoqe, mos m’u afroni ngat!
Kaj luli, bre, ti te ura,
T’mashtruen dimijat me lula.
Kur zâjnë lulat me u vjetrue,
vjen mërzija tuj u shtue,
vjen çiknija tu’ u harrue.

(Shkëputur nga libri “Këngë dasme I” – Instituti Albanologjik i Prishtinës)

Përgatitur nga Anton Çetta dhe Anton Berisha

——————————————————————————————-

hammond

 

2 Komente

  1. e
    edmond (koder rreshen)

    Shoku Gazetar (e) ! Ju mund te mashtroni veten, apo rinin e sotme, por jo ne te brezit te vjeter me ilustrimin e Fotos ! Fotoja nuk esht e treves se Kosoves,sepse ata e kan Kapuqin ose Plisin me maje, kurse Shqiperia Veriore dhe ajo e mesme, e kan K´sulen te rrafshet ! Ndryshimi i K´sules se Shqiperis se mesme me te Veriut, esht se Shqiperia e mesme e ka K´sulen me te gjat . Fotoja i perket Qingijve "autokton " te Shqiperis se mesme,ata duken nga zeshkanlliku , veshja, gjatesia e tyre 1.30... maksimumi 1.50 cm ! Shyqyr qe kemi fotot nga shekulli i kaluar,per te par Baballaret zeshkan te atyre qe Urrejn Geget e Veriut dhe thon : Osht bo Tirona dhe Durrsi gjith Malok mer jahu,kishte lezet dikur ....hahahaha... O Zot o Zot !!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Për saktësi

      Kjo fotografi, pa dyshim, nuk është nga Kosova. Këta plisa nuk përdorën në Kosovë. Plisat në Kosovë janë në formë të gjysmësferës. Poashtu "tirqit" që po duken nuk vishen në Kosovë. Kënga po, por këto këngë janë këndu nëpër katunde më shumë, në qytete janë këndu këngë të ashtuquajtura "qytetare".

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje