TELEGRAMI: Dy dite pas vrasjes se Bardhok Bibes, Mehmet Shehu njofton Enver Hoxhen per operacionin...

18 Gusht 2025, 17:44Kulturë TEMA
TELEGRAMI: Dy dite pas vrasjes se Bardhok Bibes, Mehmet Shehu njofton Enver

Dy dite pas vrasjes se Bardhok Bibes, Mehmet Shehu njofton Enver Hoxhen per operacionin per te marre masa represive te jashtezakonshme, jashte legjislacionit ne fuqi, me qellim terrorizimin e qytetareve qe nuk mbeshtesnin pushtetin komunist.

Masat pas vrasjes se Bardhok Bibes ne Qafe Valmir

Telegram-Shifër
N-Kolonel Beqir Ndout për Komandantin

Sonte fillon operacioni në "24 Katunde të Miditës" e cila ka gjithsej 31 katunde atje. Arrestimet marrin fund më datë 11 në mëngjes dhe janë "31 të Kategorisë parë", "84 të Kategorisë dytë", "17 të Kategorisë tretë". Ata të kategorisë parë janë për dënim me vdekje simbas parashikimeve tona sado që mund t'ekzekutohen vetëm 15 ose 17. Ata të Kategorisë dytë janë për burgim dhe ata të së tretës për internim. Gjithashtu do internohen edhe 9 familje të fisit te Gjon Markut dhe rreth 15 arrestime në rrethin e Lezhit. Gjykata ushtarake mund të vijë Rreshen datë 12 gusht. Lutemi ndërhyni në Presidium për të aprovuar 3 të dënuarit me vdekje të Burrelit e na njoftoni telegrafisht që t'i ekzekutojmë. Unë sot shkoj Shkodër për çështjen e Peros e do kthehem prapë këtu.
Rrshen 9.8.1949
Mehmet

13 Komente

  1. Z
    Zoti vononë por nukë harronë

    E kushë tjetër në kët planet mundë të bën masakra dhe terrorizëm, të tillë? për veç komunistave dhe islamikve!!! Unë them se ka Zot, sepse Terroristi Memet Sheut dhe famijës së ti, terrorizmi i Enver Hoxhës, ju kthye në kokë dhe famije. Zoti vononë por nukë harronë...

    Përgjigjjuni
    1. P
      Perandori

      Enver Hoxha i varros si perandor...Dhe pasardhësit e Bllokut vazhdojnë të drejtojnë këtë vend

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        pushoë injoranti greku pisoglentis. Asë gluhë shqipë nuku dië, do na japeshë mendë ti palio adherfia. Ade gamisou munopano

        Përgjigjjuni
        1. b
          beni prej Shkodre.

          Sto dhiavolo na pas o greku i qelbur.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dhuna dhe krimet

            Islamik ishte Hitleri? Islamik ishte "Stalua"? Islamik ishte Milošević? Islamik është Natanjahu? Thuaj ashtu siç është: diktaturat dhe zbatimi i dhunshëm i ideologjive dhe religjioneve shkakton krime.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Aron

            Me rregulla dhe sipas ligjit dhe te ndare sipas krimit dhe fajit qe kishin bere. Ne cdo vend te botes kur kalohet ne fazen e terrorizmit sic benin edhe keta edhe familja vendoset nen vezhgim ose nqs ka qene bashkepunuese merr nje far denimi dhe vendosen ne zona ku kane me mbikqyrje nga autoritetet.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionisti i Porcelanit

              Deri me sot, shoqeria njerezore nuk ka pasur kurre ndonje sistem ideologjik pa SHTET. Ne te gjithe sistemet: MONARKI, DEMOKRACI apo SOCIALIZEM, shteti perfaqeson DHUNEN e domosdoshme per te ruajtur ekuilibrat e shoqerise njerezore. Mirdita e Marka Gjonit dhe te birit, Gjon Markagjonit ka qene krahina me e prapambetur, me e eger dhe me reaksionare ne Shekullin XX.

              Përgjigjjuni
              1. u
                upsh

                prandaj e moren edhe pergjigjen nga qeverria ate kohe

                Përgjigjjuni
                1. e
                  edmond (koder rreshen)

                  O Porcelan,ose sic i themi ne Shqip per ti ven tjetrit ne dukje nivelin e tij te ulet te formimit ... O POQ ( procelan i rrumbullaket) ! Do ju shkruaj fakte nga dokumentat e kohes per te mesuar se kush ishin te prapambetur dhe te pashpirt Mirditoret apo Tosket qe i vran ?! Mehmeti ne varrimin e Bardhok Bibes i drejtohet te Jatit te Bardhokut : Per Bardhokun do vras 100 Burra . - Mos bre Burr i pergjigjet i Jati i Bardhokut ,mos merr Popull te pafajshem ne qaf ! -2- Ne gjyqin e pershpejtuar, per te marr hak per Bardhokun,ndermjet te denuarve me vdekje ishte edhe nje Djal i ri ( 18 vjec ne mos gabohem) dhe i Jati i te riut i drejtohet Gjyqtarit : Zotni Gjyqtar a ban me m´pushkatue mue ne ven te Djalit ? Gjykata ia plotesoi deshiren dhe e zevendesoi te Birin me te Jatin !!! Ne cilin ligj u bazua Tosku i Mallakastres Bilbil Klosi ,ne ate te Idriz Sulit...tek kanuni i Papa Zhulit... ku pergjegjesia nuk esht vetem individuale por edhe familjare dhe fisnore, apo ne "kodin penal te shtetit te ri" ?! Poci i Porcelanit e kam shkruajtur edhe ne nje koment tjeter thenien e Shkodraneve nder shekuj per Mirditoret ,dhe po e shkruaj perseri,qe ju te merrni nje orientim fillestar per Mirditoret : Kal te kuq ,dhe Mirditor budall nuk ka .

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Poseidon

                  VRASJA E BARDHOK BIBES NUK QE NJE VRASJES RASTESORE POR E PERGATITUR NGA REAKSIONI VENDAS NE BASHKEPUNIM ME KRIMINELET E ARDHUR NGA JASHTE ,,,DHE AKSIONI ISHTE I DOMOSDOSHEM ,JO VETEM PSE ISHTE KOMUNIST POR ISHTE NJE JAP PER TA BERE MIRDITEN VENDIN E ERRESIRES E NE VAZHDIM TE GJITHE VERIUN.......AI PO HAPTE SHKOLLA SHQIPETARE PER TI HAPUR SYTE POPULLIT,PRANDAJ VRASJA QE VEPRIM I POSHTER

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arsimtari

                    Enveri dhe enveristet e tjere,kane qene kriminelet me te medhenj shqiptare ne historine tone shqiptare,duke marre rrethanat ne te cilat vepronin! Disa prej ketyre,mekatet i lane me koke,ashtu siç ua bene vete,edhe te tjereve!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aron

                      Arsimtar i Kristalit te Saliut, kjo ka te beje me rregulla dhe shtet, meqe duket nuk di ta kuptosh shkrimin, edhe pse e lexon.

                      Përgjigjjuni
                    2. L
                      Ligjet dhe diktatori

                      Këto vrasje nga pushteti komunist ishin hakmarrje e paligjshme, në kundërshtim me ligjet e vet pushtetit komunist. Diktaturat praktikisht shkelin ligjet e veta sepse ligji më i lartë është vullneti i diktatorit.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje