Takia mbledh myzeqarët në Divjakë

18 Gusht 2025, 20:32Kulturë TEMA
Takia mbledh myzeqarët në Divjakë

Festa e takisë ka mbledhur për të tretin vit banorët e Divjakës dhe jo vetëm. Takia është një lloj kësule me majë që është mbajtur tre mijë vite më parë nga myzeqarët.

Me takinë, Tefta Qose ka një lidhje të veçantë pasi ajo e prodhon atë prej vitesh. Kërkon që brezi i ri ta vendosë në evente të ndryshme dhe, krahas plisit, të mbahet edhe në ndeshjet e futbollit nga tifozët.

Kryebashkiaku i Divjakës, në të gjitha festat dhe takimet zyrtare, paraqitet me taki në kokë. Duke u identifikuar me atë në kokë si myzeqar, Josif Gorrea shprehet se takia i identifikon njerëzit e kësaj zone.

Një element që spikat takinë është mbajtja e saj nga burrat myzeqarë në ditë dasmash, kremtime fetare, ditë pazari e festa të ndryshme. Sot ajo vendoset edhe nga brezi i ri, si shenjë e zgjimit të dashurisë ndaj simboleve krahinore.

Klan News

1 Komente

  1. Z
    Z

    JO MYZEQARET ,,PO ORTHODHOKSET E MYZEQES E KAN TRADIT TAKIEN ,,,JO MYSLYMANET ,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje