Kurban Bajrami është festa që simbolizon sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s. Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kanë kremtuar e këtë ditë të shënuar feste që në orët e para të mëngjesit duke iu drejtuar xhamive për të falur Namazin.
Në qytetin e Durrësit besimtarët myslimanë kanë falur Namazin e Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe, ndërsa besimtarët kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin mesazhin e paqes, begatisë për çdo familje shqiptare.
Besimtarët në Elbasan kanë falur Namazin në sheshin përpara xhamisë së qytetit, ndërsa Myftiu i Elbasanit Agim Duka tha se “falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, që na mundësoi të përjetojmë edhe një herë ditën e madhe të Kurban Bajramit. Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi Profetin Muhamed a.s., mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë besimtarët që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Llogarisë”.
Gjithashtu, në Lushnjë, besimtarët myslimanë kanë falur Namazin e Kurban Bajramit në sheshin kryesor të qytetit. Myftiu i xhamisë së Lushnjës Gramos Blliku, u bëri thirrje qindra qytetarëve që ishin mbledhur në shesh për paqe begati dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Edhe në qytetin e Fierit, është falur Namazi nga qindra qytetarë që ishin bërë bashkë në sheshin kryesor të qytetit. Namazi u fal në orën 6:40 minuta, ndërsa myftiu i Fierit Mikel Hazizolli përcolli mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri- tjetrit.
Në Korçë, qindra besimtarë myslimanë u bënë bashkë për të falur Namazin e Kurban Bajramit në xhaminë Iljaz bej Mirahori. Ndërsa besimtarët e Pogradecit u falën në të gjitha xhamitë e këtij qyteti.
Njëherësh, besimtarët myslimanë në qytetin e Beratit u mblodhën mëngjesin e sotëm për të kremtuar festën e shenjtë të Kurban Bajramit. Ceremonia e faljes së namazit u zhvillua në pedonalen e qytetit, e cila u mbush me burra, gra dhe fëmijë që morën pjesë në këtë moment të rëndësishëm shpirtëror. Namazi u drejtua nga Myftiu i Beratit, Bilbil Talla, i cili në fjalën e tij përcolli urimet për paqe, mëshirë dhe solidaritet.
Edhe në Vlorë, u zhvillua sot ceremonia e faljes së Namazit që nisi me leximin e Kuranit, më pas me ligjërata dhe në orën 7:00 me faljen. Me qindra besimtarë kanë qenë të pranishëm e ditën e sotme në ambientet e Pallatit të Sportit Vlorë, në këtë ditë të shënuar për besimtarët myslimanë.
Ndërsa, besimtarët myslimanë në Kukës u mblodhën në xhaminë kryesore të qytetit për të falur Namazin e Kurban Bajramit. Imami i xhamisë Fatjon Isufi, uroi të gjithë besimtarët me rastin e kësaj feste të madhe, duke theksuar rëndësinë e sakrificës, solidaritetit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit.
Qindra qytetarë morën pjesë në faljen e organizuar në xhaminë kryesore të qytetit. Imami i xhamisë Fatjon Isufi, uroi të gjithë besimtarët me rastin e kësaj feste të madhe, duke theksuar rëndësinë e sakrificës, solidaritetit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit.
/ATSH/
Pupu cfar turpit dolen arabet
Ku osht Iskanderi i mbulum me carcof.....!?
Hoxhe me emrin Mikel???? Hahaha
race e mallkuar, keta duhet te shporren nga ballkani, idiotet nuk e dine qe lufta midis feve sapo ka filluar dhe keta debilat do jene te paret qe do behen kurban. vetem IDF ben pune ketu.
Skllevër!!! Islam (arabisht) = nënshtrim, gjunjëzim, dorëzim, skllavërim Hapni fjalorët ose pyetni këdo që di arabisht.
GEZUAR KURBAN BAJRAMIN TE GJITH MYSLYMANET E SHQIPERISE ,TURQISE ,ARABISE ,CECENISE ,AFRIKES ,,KUDO ,,ALLAHU I MESHIROFTE ,,PAQE KUDO ,,,